Albspirit

Media/News/Publishing

Lotaria e veçantë në Lugano: Tërhiq një numër, fiton gjysmë ore seks

Në disa lokale në Lugano të Zvicrës është bërë e modës hedhja e një lotarie të veçantë, që ka si çmim vajza të vërteta. Me numrin që klienti merr tek dera e lokalit, mund të fitohet gjysmë ore seks me një vajzë.

Pasi hidhet shorti, numrit fitues i dorëzohet një kukull “Barbie”, të cilën klienti mund t’ja ofrojë vajzës që i pëlqen, e cila sigurisht mund ta refuzojë kukullën. Sipas llogarive të thjeshta, çmimi fitues vlen rreth 120 euro, aq sa tarifa e kryerjes së marrëdhënieve seksuale me një eskort. Në këtë pjesë të Zvicrës ku funksionojnë këto lokale, prostitucioni është i ligjshëm, dhe pagesa është nga 100 deri në 150 franga zvicerane. Lokalet e ndodhura mes Chiassos dhe Luganos kanë mesatarisht 200-500 klientë në ditë dhe arrijnë të fitojnë rreth 3-4 milionë franga në vit.

Please follow and like us: