Albspirit

Media/News/Publishing

Macron, fitues i debatit presidencial në Francë

3 orë e 24 minuta mbajti debat televiziv i pesë kandidatëve për zgjedhjet presidenciale në Francë, ku nuk munguan konfrontimet. Protagonistë ishin padyshim  Marine Le Pen dhe Emmanuelle Macron. Temat e diskutuara  nga burkini, ekonomia e BE-së dhe marrëdhëniet me Rusinë e Putinit. Fituesi? Në fund të mbrëmjes rrjeti BFMTV bëri një anketë të shpejtë ku rezultoi se Makron ishte më bindës, ndërsa Francois Fillon dhe Marin Le Pen u renditën pas tij.

Askush nuk mund të thotë me siguri se nuk do të ketë sulme të reja paralajmëroi Macron, duke u fokusuar në bashkëpunimin me aleatët dhe funksionimin efikas të shërbimeve të sigurisë brenda vendit.Le Pen tha se Franca duhet të jetë në gjendje të kontrollojë sërish kufijtë e saj për të ndaluar sulmet terroriste dhe për t’u hequr shtetësisë franceze personave që janë provuar se kanë të bëjnë me organizatat ekstremiste islamike.

Francois Fillon argumentoi se bota përballet me një totalitarizëm të ri dhe se duke u përpjekur të gjejë zgjidhje kërkon bashkëpunimin e të gjithëve; rusëve, iranianëve. Duke folur për rastin e aneksimit të Krimesë nga Rusia, Fillon citohet të ketë thënë se “edhe ne kemi vizatuar kufij… shembull është Kosova”. “Ne kujtojmë se nëse jemi Perëndim na lejohet çdo gjë – mund të hyjmë në Irak, mund të vendosim rend në çdo pjesë të botës… Ka një parim themelor: populli ka të drejtë të zgjedhë vetë fatin e vet. Ka po ashtu kufij që janë vendosur në mënyrë të papranueshme për popullin”, tha Fillon. Një tjetër pikë e debatit ishte ai për ekonominë ku Le Pen la të kuptohet se si ish-bankier Macron punon për  interesa të veçanta. Le Pen foli për proteksionizëm dhe një  “ekonomi patriotike” për të cilat mori përgjigje se janë qëndrime që çojnë drejt kaosit.

Fillon pranoi gabimet në lidhje me rastin e gruas së tij, por shpjegoi për audiencën televizive se ai është i vetmi me përvojë dhe i aftë të sjellë një ndryshim të vërtetë. “Unë kam dëshirën për të bërë çdo gjë për të vënë Francën në vendin e parë”-tha Fillon.

Please follow and like us: