Albspirit

Media/News/Publishing

McCain pret Bushatin: Shqipëria mike dhe aleate e SHBA, mbështesim reformën në drejtësi

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, gjatë vizitës së tij në Washington pati një takim në Senat me veteranin Republikan John McCain.

I ashtëquajturi miku i shqiptarëve,  ka një shikim të kthjellët dhe pa kompromis mbi rolin e patjetërsueshëm të SHBA-ve në dhe në vendin tonë në veçanti.

John McCain shprehu mbështetje të qartë për kursin e reformave dhe angazhimin parimor të Shqipërisë, përkundrejt adresimit të sfidave të përbashkëta të sigurisë, në kuadër të NATO-s dhe në rrafshin dypalësh.

Mësohet se biseda me John McCain kishte në fokus vlerat e përbashkëta trans-atlantike dhe ishte inkurajuese për partneritetin e ngushtë midis dy vendeve për sa i përket reformave demokratizuese dhe të sundimit të së drejtës në vendin tonë.

Please follow and like us: