Albspirit

Media/News/Publishing

Rama: Ja kur do bëhet Meta kryeministër

I ftuar në studion e Eni Vasilit, kryeministri Edi Rama ka komentuar mbrëmjen e së martës datën e zgjedhjeve dhe pjesëmarrjen e opozitës ndërsa tha se data e zgjedhjeve është vendosur nga Kushtetuta dhe partitë kanë detyrim ta respektojnë. I pyetur për deklaratat e Metës se mospjesëmarrja e opozitës në votime do të ishte katastrofale, Rama tha se kjo varet sesi e kupton Ilir Meta. Edi Rama u pyet nëse Ilir Meta i ka kërkuar të jetë kryeministër. Sipas kreut të PS ky diskutim as që duhet të shtrohet dhe një kërkesë e tillë nuk i është bërë. Rama tha se kryeministri i takon atij që arrin rezultat të lartë në zgjedhje ndërsa deklaroi se kjo mund të ndodhë nëse LSI del forcë e parë politike.

Please follow and like us: