Albspirit

Media/News/Publishing

Rusia “përgatitet për luftë”

 

Rusia ka nisur një stërvitje të paprecedentë ushtarake të koordinuar nga ajri, toka dhe deti. Stërvitja po zhvillohet në Krimenë e aneksuar dhe në të janë përfshirë me mijëra trupa.

Ky veprim konsiderohet tepër domethënës pasi thuhet se është hera e parë në historinë e ushtrisë ruse që tri njësi të mëdha ajrore bëhen bashkë në një aksion simultan.

Komandanti përgjegjës i stërvitjes, Kolonel – Gjeneral Andrei Serdyukov tha se ky aksion vinte për shkak të “rrezikut në rritje terrorist” në rajon.

Më shumë se 2500 paratrupa dhe 600 pajisje ushtarake pritet të zbarkojnë në gadishullin e diskutuar, që ishte nën kontrollin e qeverisë ukrainase, derisa Rusia e aneksoi në Shkurt të 2014 –ës.

Vendet perëndimore vijojnë ta dënojnë aneksimin e Krimesë duke e konsideruar si shkelje të ligjeve ndërkombëtare.

Ndërkohë, NATO, pjesë e së cilës Ukraina nuk është ende, u shpreh e alarmuar për këtë stërvitje ushtarake të Rusisë, duke e quajtur të jashtëligjshme.

Kjo lëvizje vjen në një kohë kur trupat e Amerikës së Veriut dhe ato europiane po vendosen në kufi me Rusinë.

Please follow and like us: