Albspirit

Media/News/Publishing

Si luftohet prostitucioni? Duke rrahur prostitutat

Një grup banorësh në perëndim të Perusë vendosën të marrin vetë në dorë situatën, duke fshikulluar prostitutat në rrugë dhe lokale. Kjo përpjekje e këtyre ‘vigjilentëve’ synon të ulë shtimin e ndjeshëm të tregtisë së seksit.

Grupi i banorëve, që njihen edhe si Komiteti i Decentralizuar për Rrethinat e Cajamarca, e realizuan vetë videon dhe e shpërndanë për mediat.

Aty shihet se si ata futen në një klub nate dhe dhunojnë rreth 50 femra që ishin aty. Ndërkohë meshkujt e pranishëm në klub detyrohen të bëjnë pompa.

Prostitucioni në Peru është i ligjshëm për vajzat mbi 18 vjeç. Megjithatë, shumë bordello funksionojnë pa licenca. Policia e toleron një fenomen të tillë.

http://www.liveleak.com/view?i=d62_1389106632

Please follow and like us: