60 familjet tregtare të Shqipërisë që në vitin 1940 importonin automjete, veshje, parfume, radio, aparate fotografike, barna e armë
Një raport vjetor për mbretërinë italiane të vitit 1940 jep një seri të dhënash për situatën në Shqipërinë e atyre viteve. Raporti përmban të dhëna të konsiderueshme lidhur me gjendjen e atyre viteve në transport, burime natyrore, tregti etj. Përtej disa mangësive të vogla që ka raporti, një e dhënë e rëndësishme e tij është ajo që lidhet me situatën e tregtisë së atyre viteve, ku evidentohen me emra dhe me natyrë aktiviteti çdo tregtar apo familje tregtare e atyre viteve.
Një pjesë e këtyre tregtarëve pas luftës do të përballeshin me tatimin e jashtëzakonshëm e do të shpronësoheshin; një proces që vijon të ketë ndikim edhe në ditët e sotme ku pasardhësit kërkojnë dëmshpërblim për aktet e viteve ‘45-‘46.
“SCAN” nis sot serinë e publikimit të raportit për tregtarët e Shqipërisë së viteve ’40, duke u fokusuar fillimisht te eksportuesit. Në pjesën e raportit që përmban listën e eksportuesve dhe të produktit për 14 qytete të vendit, autoritetet e kohës kanë shënuar 44 tregtarë e familje tregtare që merreshin kryesisht me eksportin e produkteve bujqësore.
Kompanitë eksportuese të vitit 1940
Shkodër
- Tara Brahimi-Arra
- Gaspër Çurçia & De Angelis-Trungje peme
- Muhamet Draçini-Lesh
- Kahreman vll. Ahmeti- Vezë
- Kin Vll. Fishta- Erëza
- Shaqir Miloti-Arra
- Caf Vila-Duhan i paketuar
Berat
- Lluk Bandilli-Vezë
- Jean Cylaku-Ullinj dhe vaj ulliri
- Jan Kondasi-Drithëra
Kavajë
- Bajram Dedej-Lëkurë
- Veli Haxhi-Vezë e vaj ulliri
Korçë
- Vançi Serani-Fasule
- Shoqëria koncesionare e qymyrgurit “Mborje”-Linjit
- Sotir Statobërdha- Dru dhe qymyr druri
- Thoma G.Rota-produkte bulmeti
Delvinë-Gjirokastër
- Veli Malile& Shoqëria- Ullinj e vaj ulliri
- Aleks Talo-Produkte bulmeti
Durrës
- Xheb Aliço-Produkte Bulmeti
- Habil Beshiri-Vaj ulliri, lesh e drithëra
- Spiro Tiri & Vëllezërit- Fertilizues me origjinë shtazore
Elbasan
- Hiqmet Baholli- Drithëra
- Demir Gripshi-Ullinj e vaj ulliri
Fier
- Zoj Bano-Fara lini
- Thoma Decolli-Produkte peshku
- Nebi Gjata dhe Vëllezërit-Fasule
- Vangjel Lulja- Fara lini
- Lon Ndreu-Erëza
- Eqrem Peshkëpia-Lajthi
Konispol
- Abdyl Besho-Produkte bulmeti
Kukës
- Sali Pula-Lëkurë
- Spahi Vella-Trungje pemësh
Leskovik
- Andon Tasho-Produkte bulmeti
Sarandë
- Bektash e Avdiu Rushiti
- Spiro Çavo-Dru dhe qymyr
- Dhionis Kapacori-Produkte bulmeti
- Vasil Tambaqi & Shoqëria-Duhan i paketuar
- Pano Zaho-Ullinj e vaj ulliri
- Miho Zhongo-Frutat e pemës së Dushkut
Tiranë
- Jonuz Caku- Fertilizues me origjinë shtazore
- Filip Guriazu-Lesh
- Shoqëria “Kraba”-Linjit
Vlorë
- Thanas Duni- Frutat e pemës së Dushkut
- Xhemil Meço-produkte bulmeti
Lista e tregtarëve që importonin në vitin 1940
Gjirokastër
- Mino Mezini-Import pijesh dhe ushqimesh
- Pandeli Papamikali-Import aksesorësh dhe aparatesh radio
- Vëllazëria Theohari-Import orësh dhe argjendarie
Berat
- Kozma F.Cici-Import pajisjesh elektrike
- Vangjel Haxhistasa-Import barnash mjekësore
- Gjergji Nushi-Import manifakture dhe artikuj mode
- Llaq Salepi & Vëllezërit-Import manifakture e artikuj mode
Korçë
- Illo Dh. Argjendari-Import orësh dhe argjendarie
- Nodha Bimbli-Import aksesorësh dhe aparatesh radio
- Kristo Kocia-Import artikujsh kancelarie
- Pandi K. Ligori-Import armësh
- Eftim Opari & Bijtë-Import letre për paketime
- Opari&Terezi-Import automjetesh dhe pjesësh këmbimi
Delvinë
- Vllazën Tonidhi-Import manifakture e artikuj mode
Durrës
- Hajdar Bilali-Import mobilerie e druri të përpunuar
- Muhamet Dakoli& Vëllezërit-Import letre për paketime
- Kalemi & Rrufa-Import materialesh elektrike
- Vangjel Manushi-Import manifakture dhe artikuj mode
- Vasil Muzina-Import makinerish bujqësore, drithëra, ushqime e karamele
- Lin Vlashi& Vëllezërit-Import parfumesh
Elbasan
- Hysen Bakalli-Import ushqimesh e pijesh
- Vllazën Çaka-import bojërash, kinkalerish e hekurishte
- Ahmet Shyti-Import mobiljesh e druri të përpunuar
- Ibrahim Velencia-Import materialesh elektrike
Fier
- Taq Bozdo-Import aparatesh radio dhe aksesorë
- Kosma Nitto-Import ushqimesh e pijesh
- Ligor Panajoti & Vëllai-Import letre për paketim
- Nas Shtëmbari-Import artikujsh kancelarie
- Lic Xega-Import parfumesh
- Kostandin Zoto-Import mobiljesh e druri të përpunuar
Libohovë
- Mahmut Toto-Import ilaçesh
Përmet
- Irakli Saqellari-Import ilaçesh
Sarandë
- Bektash & Avdi Rushiti
- Timoleon Gjini-Import ushqimesh dhe drithërash
- Fadil Isufi& Vëllezërit –Import artikujsh kancelarie, aparate fotografike, orësh dhe bizhuterish
- Janeta Koço– Import makinerish bujqësore
- Karallamb&Aleks Papa– Import pëlhurësh leshi, pambuku e mëndafsh
- Mihal Llambro-Import armësh
- Spiro K.Nino-Import orësh, argjendarie e stolish të çmuara
- Miho Papadhimitri-Import aparatesh fotografike e instrumentesh muzikorë
- Sulo Puto& Vëllezërit
- Vëllazëria J.Pollo-Import motorësh
- Vëllazëria Puto-Import automjetesh, gomash, vajrash lubrifikuese e drithëra
- Gaspër Çurçia-Import automjetesh e pjesësh këmbimi
- Sadik Gruda& Shokët-Import hekurishtesh, bojërash, llak dhe kinkaleri
- Ndrek Kaçulini-Import aparatesh radio e aksesorë
- Haki Kraja-Import armësh
- Smalj Shurdha-Import instrumentesh muzikore e aparatesh fotografike
- Xhemal Tafaj-Import artikujsh prej lëkure
Tiranë
- Ali Kaceli & Vëllezërit-Import instrumentesh muzikore e aparatesh fotografike
- Filip Vesha-Import biçikletash e aksesorësh
- Kooperativa Bujqësore e Tiranës-Import pajisjesh për bujqësinë
- “S.T.I.D.E”-Import aparatesh radio e aksesorësh
- Xhemal Haxhi Xhaxhi-Import artikujsh prej lëkure
Vlorë
- Nekip Bega-Import pajisjesh kancelarie
- Doga&Gjorgja-Import parfumesh
- Albino Frapicini-Import aparatesh radio e aksesorë
- Musa Jonuzi-Import hekurishtesh e kinkaleri
- Koçi Risilia-Import biçikletash e aksesorësh
- Hasim Xhiku-Import artikujsh prej lëkure /SCAN/