Çfarë e pengon Eduard Selamin të shkojë në çadrën e opozitës
Deputeti Eduard Selami nuk është paraqitur në çadrën e opozitës pasi ka një problem shëndetësor, detaj ky, i zbuluar nga nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka.
“Eduard Selami me ka njoftuar prej kohësh se ka problem shëndetësor, jo një gjë të rëndë por diçka e pengon të lëvizë nga banesa e tij, nuk mendoj se është gjë kaq serioze”, sqaron Paloka.
Për shkak të bojkotit të Parlamentit demokratët të enjteve mblidhen në shesh. Prej ditesh ka rënë në sy mungesa e Eduard Salamit, jo pak herë kritik me lidershipin Basha. Selami u pa në çadrën e protestës vetëm në ditën e dytë të saj. Ai u takua me simaptizantët demokratë, por shmangu gazetarët të cilët prisnin të merrnin një prononcim prej tij.
Please follow and like us: