Kasëm Hysenbelli tregon episodin me “shokun Edvin”: Kur erdhi në emision dridhej i tëri…, dhe u përgjigj si i desh trapi
Ish drejtori i News24 Kasëm Hysenbelli, ka reaguar me një status duke treguar një episod me Kryeministri Edi Rama para se ai të futej në një nga intervistat e zakonshme në Studio e Hapur të Eni Vasilit. Hysenbelli rrëfen të martën e 13 janarit të një viti më parë sesi Rama kishte ardhur me vonesë në emision dhe ishte duke ngrënë një mandarinë.
“’- Okay – tha – po do pak mandarinë?’.
Kish një mandarine të qëruar në dorë dhe po hante prej saj.
‘Jo faleminderit i thash por vazhdojmë direkt ne studio’”, rrëfen Hysenbelliu.
Më tej ish drejtori i News24 vijon me atmosferën përpara intervistës kur i ka kërkuar Edi Ramës të mos e ofendojë moderatoren ashtu siç kishte vepruar në rastet të mëparshme:
“’- Mos e ofendo Enin si herën e pare’- i thashë Ramës.
‘- Jo – tha – por Eni duhet të më ndjek mua dhe mos e humb fillin e mendimeve të mia, ti mbahet e qëndroje pyetjes’. ‘
‘- Ajo do të ofendojë – i thashë – në rast se ti e ofendon’.
‘- Kasem të lutem mos më bej presion’, Dhe dridhej i teri i hallakatur.
‘- Okay – thashë – Eni do të pyesë çfarë i do bytha dhe do përgjigjesh si të dojë trapi’.
‘ – Ok Kasëm –tha’”, rrëfen ish drejtori i Neës24 duke lënë të kuptohet se që pas ikjes së tij nga News24 gjërat kanë ndryshuar të tashmë ashtu si edhe në rastin e mbrëmshëm, duket se Eni Vasili tashmë pyet vetëm çfarë i do trapi Kryeministrit Edi Rama.
Postimi i plotë i ish-drejtorit të News24 Kasëm Hysenbellit
Ne fakt duke pare kete video me Eni Vasilin mu kujtua episodi ate nate ,pasi isha prezent:
Erdhi ne televizion pak me vonese. Une po e prisja jashte ne oborr. Kur zbriti nga makina ju drejtova:
-Mireseerdhe shoku Edvin.
-Mirese te gjeta shoku Kasem
Jemi me vonese, skemi kohe te ngjitemi ne zyre dhe grimin do e bejme ne studio-i thash une.
-Okay -tha -po do Pak mandarine?Kish nje mandarine te qruar ne dore dhe po hante prej saj.
-Jo flm- i thash-por vazhdojme direkt ne studio.
Po i bie shume shkurt se ka shume episode.Shkuam direkt ne studio dhe u ul ne vendin qe ulen te ftuarit. Nxori disa letra mbi tavoline dhe po i hapte ti kish para syve .
-Mos e ofendo Enin si heren e pare -i thash Rames.
-Jo -tha-por Eni duhet te me ndjek mua dhe mos e humb fillin e mendimeve te mia,ti mbahet e qendroje pyetjes.
Ajo do te ofendoj-i thash-ne rast se ti e ofendon.
-Kasem-me tha-te lutem mos me bej presion -dhe dridhej i teri i hallakatur.
-Okay -thash-Eni do te pyes cfare i do bytha dhe do pergjigjesh si te dojë trapi.
-Ok Kasem-tha
Kjo ishte biseda qe beme dhe ne fund Enit i puthi doren…