Albspirit

Media/News/Publishing

PS-LSI zihen në pronën e Balilit

Klement Balili kthehet sërish në motiv për një përplasje mes PS-së dhe LSI-së. Kësaj here përplasja është mes dy ministrive, njëra e drejtuar nga PS dhe tjetra nga LSI. Konkretisht bëhet fjalë për një pronë të familjes Balili, të vëllait të tij Hektor Balili, i cili administron prej pesë vitesh Lagunën e Vivarit në Butrint ku nxirren rezerva peshku.

Me një vendim të Ministrisë së Mjedisit në 2012 dhe autorizim të Ministrisë së Ekonomisë, kjo sipërfaqe i ka kaluar me kontratë qiraje 10-vjeçare kompanisë së Hektor Balilit, vëllait të Kelment Balilit, me qëllim ushtrimin e aktivitetit të peshkimit dhe akuakulturës. Mes Ministrisë së Ekonimisë dhe asaj të Mjedisit ka pasur një debat që ka zgjatur rreth 2 orë, mbi vendimin e marrë nga dy ministritë e linjës në vitin 2012. Të dyja palët kanë deklaruar se kishin mbërritur në lagunë me urdhër të titullarëve të dy ministrive.

Një përfaqësues i Ministrisë aktuale të Ekonomisë (drejtohet prej PS-së) ka mbërritur në këtë objekt i shoqëruar nga policia dhe ka kërkuar lirimin e objektit, pasi sipas tij ka një vendim gjykate që kjo pronë t’i kalojë në administrim një tjetër qiramarrësi. Por ndërkohë në objekt ata kanë gjetur gjetur përfaqësuesin e Ministrisë së Bujqësisë (që drejtohet nga LSI), si institucioni që ka lidhur kontratën me kompaninë e Balilajve.

Pamjet në videon më poshtë tregojnë përplasjen mes dy ministrive në pronën e administruar prej Balilajve. Por skandal më vete, veç faktit se dy ministri zihen me njëra-tjetrën për Balilajt, është edhe prania e forcave të policisë. Për këto të fundit shtrohet pyetja: Kush i urdhëron për t’u tërhequr apo për të ndërhyrë, përfaqësuesi i Ministrisë së Ekonomisë apo përfaqësuesi i Ministrisë së Bujqësisë?

Please follow and like us: