Belgjikë, policia parandalon një tragjedi, sulm me makinë si në Britani
Ende pa u mbushur 24 orë nga sulmi në Britaninë e Madhe, policia belge parandalon një person, i cili ka tentuar të futet me makinë në një zonë tregtare me shpejtësi të lartë. Mediat belge bëjnë me dije se personi i ndaluar është origjinë afrikano-veriore dhe emër i njohur nga autoritetet, si person i radikalizuar. Ai drejtonte një makinë me targa franceze dhe u arrestua pranë lumit Schelde, pas ndjekjes nga policia. Në automjet mësohet se autoritetet ka gjetur edhe armë. Dy vitet e fundit Europa perëndimore po përballet me nje valë sulmesh terroriste, ndërsa këta të fundit kanë zgjedhur të operojnë me mënyra të reja, si sulmet me makina me të cilat shtypin njerëz. Taktikë kjo që i bën tejet të rrezikshmë dhe shumë të vështirë zbulimin e parandalimin e sulmeve të mundshme. Kujtojmë se një vit më parë në Belgjikë u vranë 32 persona gjatë një sulmi terrorist.