Blushi: Pse u ndërrua ministri i Brendshëm dhe pse nuk jam në çadër
Deputeti i LIBRA, Ben Blushi ka një këndvështrim tjetër se përse është larguar Saimir Tahiri nga ministër i Brendshëm.
“Nuk u ndërrua ministri i Brendshëm që të shkojë në Kombinat të kërkojë vota, por sepse ministria e Brendshme ka rol të madh tek zgjedhjet”, u shpreh Bushi në seancën e sotme parlamentare ku pritet te votohen dekretet e 4 ministrave te rinj.
Sipas Blushit, sot votohet ministri i Brendshëm, ndërsa theksoi se roli i shefave të Policisë është i paqartë.
“Parlamenti duhet të jetë serioz qoftë dhe me 1 deputet. Sot votohet ministri i Brendshëm dhe priten zgjedhjet dhe lufta ndaj kanabisit. Ku e dimë ne që shefat e policisë nuk janë për të blerë vota e për të trafikuar votat. Problem që ka shqetësuar gjithmonë këtë vend”.
I ndalur tek zgjedhjet, Blushi tha se numërimi i zgjedhjeve bëhet vetëm nga 4 persona.
Sipas Blushit sot në seancë duhet që Xhafaj të paraqiste strategjinë për luftën kundër kanabisit dhe sesi do shpëtojë zgjedhjet nga vjedhja e votës.
Lidhur me protestën e PD, Blushi theksoi se ka zgjedhur të mos hyjë në çadër për një arsye: “Nuk janë në çadër se ata i ka nxjerrë populli në opozitë, mua vullneti im personal”.