Albspirit

Media/News/Publishing

Blushi zbulon emrin e ”maces” që kafshoi Taulant Ballën dhe Erion Braçen

 

 

Deputeti Ben Blushi ka treguar sot se kush është ”macja” personazhi i barcoletës që ka treguar para një muaji në Kuvend, e cila kishte kafshuar sipas Blushit, Erion Braçen dhe Taulant Ballën, dy deputetët socialistë.

Ju nuk e gjetët dot, po ja u them. Është shumë për të qeshur. Para një muaji ju kam treguar një gjëagjëzë. Unë kam një mace ia jap Erion Braçes, macja kafshon Taulant Ballën… Dhe ju nuk e gjetët. Më pyesin njerëzit: Ore ku e kafshoi? Dhe kush është macja? Macja ja ku është! Kjo është macja ua dhashë ju, ajo ju ka kafshuar të gjithë ju! Kjo është arsyeja që unë ia, se nuk pranoj kafshimin e maces!”, tha Blushi duke treguar me gisht nga karrigia e Edi Ramës. E menjëhershme qe përgjigja e Erion Braçes: ”Kush e ka fajin, është pyetja, përgjigja është: Baftjari që ka shumë lekë!”

Please follow and like us: