Albspirit

Media/News/Publishing

Engel: Amerika të forcojë mbështetjen për Kosovën

Ligjvënësi Eliot Engel, numri dy i Komisionit për Çështjet e Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, ka bërë thirrje për një mbështetje më të fortë amerikane për Kosovën.

Ai ka theksuar se një angazhim më i fortë është i domosdoshëm në një kohë kur Serbia ka ndërmarrë akte të shumta për të penguar integrimin ndërkombëtar të Kosovës dhe ka vënë në pikëpyetje procesin e normalizimit të marrëdhënieve.

“Mbështetja e Amerikës për Kosovën është më e rëndësishme se kurrë. Prandaj Shtetet e Bashkuara duhet të punojnë për të thelluar lidhjet mes dy vendeve, për të pasuruar mirëkuptimin e përbashkët dhe për të forcuar në vazhdimësi stabilitetin në gjithë Ballkanin. Kjo është mënyra drejt një Kosove më të begatë, më demokratike dhe shumetnike. Kjo është rruga që Shtetet e Bashkuara të shohin një Ballkan të lirë, në paqe dhe pjesë të Evropës”, ka thënë Engel.

Please follow and like us: