Hakerat rusë sulmojnë mediat shqiptare, goditet televizion ‘Vizon Plus’
Pak kohë pasi një grup kongresmenësh amerikanë kanë dorëzuar një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve në SHBA, ku ngrenë alarmin mbi rrezikune sulmeve kibernetike ruse me të cilën përballen partitë politike, mediat dhe institucionet në 16 vend europaine, përfshi dhe Shqipërinë, faqja e Vizion Plus është sulmuar nga hakerat.
Miliona sulmet e regjistruara në databazën e faqes ëëë.vizionplus.tv kanë patur IP ruse. Pjesa më e madhe e këtyre adresave kanë ardhur nga Shën Petersburgu në Rusi, por nuk kanë munguar sulmet dhe me IP të tjera.
Sikurse është pikasur nga programuesit e faqes së Vizion Plus, kanë qenë dy opeacione të llojit “Brute force” që tenton të çkodojë pasëordet e userave dhe “DoS”, një sulm kiberetik kur miliona IP të rreme ose siç njihen ndryshe “bots” tentojnë të kenë akses në të njëjtën kohë në faqe duke sjell mbingarkim dhe rrëzimin e faqes, në rastin konkret për të paktën 10 minuta.
Ky është sulmi më i madh i ndodhur në faqe, për nga numri i IP-ve, pasi edhe më herët janë evidentuar në databazë disa tentativa të tjera po me origjinë nga Rusia.
Këto sulme vijnë në një kohë kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania e Franca kanë ngritur shqetësimin për operacione te tilla kibernetike ruse, pasi kanë të dhëna se po përgatitet një fushatë e ngjashme me zgjedhjet në SHBA për të manipuluar rezultate dhe postuar lajme të rreme në 16 vendet europiane që mbajnë zgjedhje këtë vit. Një nga këto vende është dhe Shqipëria që organizon zgjedhjet në muajin qershor.
Një ditë më parë edhe senatori Robert Torriçeli deklaroi në një intervistë ekskluzive për Vizion Plus se mediat duhet të bëjnë shumë kujdes veçanërisht për sulmet kibernetike ruse, pasi përmes lajmeve të rreme në faqet zyrtare të televizioneve dhe portaleve në internet, por dhe profilet e politikanëve do të synojnë të manipulojnë opinionin publik.
Ndërsa rezoluta prej katër faqesh e Kongresit Amerikan theksonte se Shqipëria si një vend që mban zgjedhjet në 2017, është poashtu ekspozuar të bien pre e hakerave rus.
Dokumenti evidenton planin rus për të ndarë NATO-n, të dobësojë institucionet demokratike, te mbështesë ekstremistët dhe të shtrijë influencën ruse drejt Europës.
Për këtë arsye, rezoluta në fjalë i bën thirrje Kremlinit të urdhëroi ndaljen e të gjithë sulmeve kibernetike drejt qeverive në vendet europiane, partitë politike dhe mediave.