Albspirit

Media/News/Publishing

Kreshnik Çollaku: Rama, për herë të dytë pjesë e fushatës Anti Trump

Ka disa ditë që ka shpërthyer një sulm mediatik i paprecedentë i Demokratëve amerikanë kundra Presidentit Trump. Fushata mediatike synon te rrënjose në opinion idenë se fitorja Trump u mbështet nga influenca ruse në SHBA.  Absurde kur mendon se historikisht Republikanët amerikanë kanë mbajtur qëndrime antiruse shumë më radikale se Demokratet.  Sado e rendë dhe qaramane kjo akuzë mbetet një çështje amerikane.  Çudia e madhe është se thuajse në sinkron me fushatën AntiTrump ne SHBA,shpërthen dhe “fushata antiruse” në Tiranë.  Çuditërisht,rilindasit filosovjetik të Tiranës zgjohen antirus të tërbuar. Akuzat janë identike me ato që Demokratët humbës të SHBA i bëjnë Republikanëve fitues dhe presidentit Trump…thelbi “influenca ruse mund të ndikojë zgjedhjet”. Çudia e rilindasve të Tiranës është mbreselënese. Në fakt ishin keta që nuk guxonin të hapnin gojën për sanksionet,pushtimin e Krimese,ishin keta që dergonin emisare te fshehtë në Moskë,janv keta që prej muajsh luten për një vizitë kryeministrore në Moske…janë po keta qe sot zgjohen “antirusë”.  Gjatë fushatës presidneciale kryeministri Rama u ofrua të përdoret dhe u keqperdor nga strategjistët antiTrump. Dalja e tij në CNN me fyerje ndaj kandidatit Trump nuk ishte nje marrëzi,ajo ishte pjesë e strategjisë antiTrump se atij i mungon mbështetja ndërkombetare. Trump fitoi dhe u bë president i SHBA.
Kryeministri i Tiranës me zerin e mekur gjeti një metaforë naive për të kërkuar ndjesë “e kisha me kandidatin jo me prsidentin”. Sot kryeministri vendit nuk ka me asnje metafore qe te shfajsohet neser. Ai dhe qeveria e tij sot po perdoret nga te njejtet strategjiste per te sulmuar Presidentin e SHBA.
Rilindasit si një kamarë e prishur po luajnë koralen ndërkombetare të një “tragjedie amerikane”..se ruset ndihmuan fitoren e Republikanëve në SHBA. Kur keqpërdoresh në keto nivele përdoruesit nuk kujdesen të të ruajnë dinjitetin. Prandaj Rilidnasit keqpërdoren kaq pa dinjitet në Tiranë e akuzojnë turbullt se druhen se rusët mund të ndikojnë në zgjedhje…ndërsa janë duke pritur me ankth konfirmimin e vizitës kryeministrore në Moskë.

Please follow and like us: