Kujdes nga bisedat intime online, policia: Ja si e pësoi burri nga Tirana…
“Burrat shqiptarë shantazhohen për videot intime nga femrat e huaja në Skype”. Ky është shqetësimi që ngre policia e Tiranës.
Një rast i tillë është regjistruar në Drejtorinë e Policisë Vendore Tiranë duke treguar se një burrë ndihej i shantazhuar nga një shtetase e huaj që kishte njohur në rrjetet sociale, pasi kjo e fundit i bënte presion rreth një video intime që kishin bërë së bashku”, bën me dije policia.
Fillimisht biseda mes tyre kishte nisur nëpërmjet facebook-ut duke i treguar njëri-tjetrit se pëlqeheshin dhe raporti mes tyre vijoi nëpërmjet skypit për t’u parë me kamera.
Personazhi femër që komunikonte me të ishte shtetase e huaj dhe e ftoi “gjahun” të zhvishej dhe të bënte veprimet intime që ajo i kërkonte nga ana tjetër.
Kjo video seksuale ishte regjistruar ndërkohë nga vajza në fjalë dhe më pas ajo e përdori këtë skenë duke e shantazhuar dhe kërkuar shuma parash në këmbim që të mos e publikonte këtë video në internet shkruan Panorama. Ajo i dërgonte llogarinë bankare në mënyrë të tillë që paratë të transefroheshin brenda afatit të caktuar, vijon policia.
Policia duke marrë shtysë nga ky rast apelon “çdo qytetar të tregohet më i vëmendshëm nga personat e panjohur që u bëjnë kërkesë miqësie në rrjetet sociale dhe të jenë të kujdesshëm kur ftojnë të bëjnë skena intime online”.