Kuvendi voton dekretet për ministrat e rinj, Xhafaj dhe Shalsi më pak vota
Kuvendi ka votuar sot dekretet e presidentit Bujar Nishani, për shkarkimin dhe emërimin e ministrave të rinj.
Ajo që ra sy nga votimi është se numrin më të vogël të votave e morën ministrat e rinj, ai i Brendshëm Xhafaj dhe ai i Çështjeve Vendore, Shalsi.
Shkarkimi i Saimir Tahirit: 75 vota pro, asnjë kundër, asnjë abstenim
Emërimi i Fatmir Xhafajt, Ministër i Brendshëm: 76 pro, asnjë kundër, asnjë abstenim
Shkarkimi i Ilir Beqajt: 78 vota pro, asnjë kundër, asnjë abstenim
Emërimi i Ogerta Manastirliu, ministër i Shëndetësisë: 79 vota pro, asnjë kundër, asnjë abstenim
Shkarkimi i Bledi Çuçit: 78 pro ,asnjë kundër, asnjë abstenim
Emërimi i Eduart Shalsit, ministër i Çështjeve Vendore: 76 vota pro, asnjë kundër, asnjë abstenim
Shkarkimi i Blendit Klosit: 70 vota pro, asnjë kundër, 2 abstenime
Emërimi i Olta Xhaçkës, ministre e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë: 79 vota pro, asnjë kundër, asnjë abstenim.