Lavrov: Trump dhe Le Pen nuk janë populistë, por realistë
Kandidatja e ekstremit të djathtë për zgjedhjet presidenciale franceze, Marine Le Pen nuk është një populiste, por një realiste dhe një antiglobaliste, theksoi sot shefi i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov, cituar nga agjencia ruse e lajmeve, Interfax.
“Nuk do të thoja për Donald Trump apo Marine le Pen që janë figura asociale, veçanërisht sepse ata janë të fokusuar plotësisht në funksionimin e shtetit amerikan dhe francez”, deklaroi Lavrov para akademisë ushtarake të shtabit të përgjithshëm të ushtrisë ruse.
“Nuk do të thoja për ata që janë populistë pasi termi populist ka një konotacion negativ. Do t’i cilësoja më shumë realistë ose antiglobalistë”, shtoi ministri rus.
Rusia është akuzuar se po kërkon të promovojë kandidatët eurofobë, veçanërisht populistë në zgjedhjet për Kontinentin e Vjetër.
Kremlini e ka parë me sy të mirë Brexit-in në Britaninë e Madhe dhe ardhjen në pushtet të Donald Trump në SHBA.