Albspirit

Media/News/Publishing

Lulzim Basha nga SHBA: Votat për Fatmir Xhafajn i bashkoi krimi!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha komentoi nga SHBA votimin e PS, LSI dhe PDIU për Ministrin e ri të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Përmes një statusi në Facebook, Lulzim Basha thotë se seanca e sotme parlamentare është një tregues i kontrollit të krimit mbi parlamentin, duke iu referuar votimit të Xhafajt në krye të Ministrisë së Brendshme.

“Seanca e sotme dëshmoi kontrollin që ka krimi mbi parlamentin dhe qeverisjen. Edhe kur, për pazare parash e pushteti, drejtuesit e koaliconit të Edi Ramës filluan të zihen e të shantazhojnë njëri-tjetrin, krimi i bëri bashkë dhe i vuri në rrjesht për të votuar pa naze përfaqësuesin e krimit në krye të Ministrisë së Brendëshme. Tani edhe marrëdhëniet e koalicionit qeverisës i kontrollon dhe i vendos krimi i organizuar.

Shteti ka rënë. Radhën tani e kanë zgjedhjet, procesi i fundit politik që synon të kontrollojë krimi i organizuar. Por kjo nuk do të ndodhë: populli i bashkuar është më i fortë se krimi dhe veglat e tij në politikë”, shkruan Basha. Gjatë protestës në çadër, kreu i demokratëve kishte deklaruar se Fatmir Xhafa do të bëhej ministër vetëm nëse kalonte mbi trupat e protestuesve.

Please follow and like us: