Albspirit

Media/News/Publishing

Mesazhi që u dërgon Tahiri policëve pas shkarkimit

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri pasditen e sotme i ka dërguar një mesazh falenderimit të gjithë punonjësve të policisë, duke i falenderuar për bashkëpunimin.

Mesazhi i Tahirit ka qenë i personalizuar për çdo punonjës policie.

“Të falenderoj shumë për gjithçka arritëm të bënim bashkë që nga dita e parë. Jam krenar dhe i lumtur për policinë që krijuam, kjo edhe falë punës tëndë. Më të fortë do të jemi”, i shkruan Tahiri secilit punonjës të policisë.

Please follow and like us: