Albspirit

Media/News/Publishing

Parlamenti shkel kushtetutën, rrezikohet qeveria!

Parlamenti i Shqipërisë ka shkelur sot kushtetutën e vendit në momentin e votimit të dekreteve të Presidentit për shkarkimin e 4 ministrave dhe emërimin e katër ministrave të rinj. Në momentin që po votohej dekreti i shkarkimit të Blendi Klosit, disa deputetë të PS dhe PDIU nuk kanë votuar dekretin, duke lënë vetëm 70 vota të vlefshme për shkarkimin. Në atë moment seanca ka vijuar dhe pas dekretit të Klosit, është votuar me numrin e nevojshmë të votave Dekreti për emërimin e Olta Xhaçkës. Pikërisht këtë moment në sallë janë kujtuar që dekreti i Klosit nuk binte me 70 vota, pra nuk merrte vlerë shkarkimi i tij dhe pas emërimit të Xhaçkës është votuar sërish shkarkimi i Klosit. Kësaj here me mobilizim në sallë.

Por sipas Kushtetutës së Shqipërisë, dekreti i Presidentit votohet vetëm një herë. Ai nuk mund të rikthehet për rivotim. Në rastin konkret votimi i dytë është i pavlefshëm dhe sot, sipas kushtetutës ne kemi në detyrë dy Ministra të çështjeve sociale, Klosin dhe Xhaçkën. Konflikti duhet të zgjidhet me Gjykatën Kushtetuese ku pritet ta dërgojnë një numër deputetësh jo të PS!

Nuk dihet nëse mosvotimi i deputetëve, sidomos të Ps erdhi nga nxitimi apo si gjest proteste ndaj shkarkimit të Ministrave. Por ky është nga rastet flagrante të shkeljes së Kushtetutës. I takon madje Presidentit të Republikës që t’i kërkojë Gjykatës Kushtetuese të sqarojë gabimin e parlamentit.

Please follow and like us: