Robert ALIAJ:ÇFARË ELITE? PER CILIN POPULL?
Si duhet ti kuptojmë elitat?
Si një sukses individual? (versioni shqiptar) apo si një objekt historik në vetvete? Kjo është një fushë shumë e diskutueshme, nuk është për mua të paktën, sepse unë akoma nuk jam I qartë për të përshkruar funksionimin e shoqërisë sonë.
HENDEKU MIDIS PREMTIMEVE DHE REALITETIT KA KRIJUAR NJE KLIME AKOMA ME TE ZYMTE DHE KAOTIKE.
Duke ndjekur ato që po ndodhin këto ditë, natyrisht të vjen nëpër mend vetëm një pyetje,
A KA NEVOJE SHQIPERIA PER ELITA?
Zhdukja e elitave ka shkaktuar një fatkeqësi shumë të madhe,
Jemi në 2017, për pak kemi zgjedhjet dhe duket sikur akoma nuk jemi ndergjegjësuar dhe një mësim që ashmë duhej ta kishim nxjirrë me kohë, atë të humbjes së legjitimitetit të elitave midis rradhëve të votuesve.
Ngjarjet aktuale në vëndin tone janë aty për të na kujtuar një gjë. Që elitat na kanë mashtruar gjithë kohës. Ata ose janë të shitur, ose nuk e kuptojnë jetën reale të popullsisë ose nuk u intereson fare dhe janë shkëputur tëresisht nga realiteti.
Pas fjalës “elite” nënkuptohen qartë politikëbërësit, akademikët, ekonomistët me influence si dhe analistët që përcjellin ngjarjet dhe shqyrtojnë arritjet e këtyre elitave.
Por përsëri këtu lind pyetja:
Duke pasur parasysh dështimin e e tyre të vazhdueshëm, A ka nevojë Shqipëria për këto elita?
Përgjigja duhej të ishte që po, për shkak se demokracia ka nevojë për ekspertë që informojnë dhe na ndriçojnë neve për vendimet që duhet të marrim më pas, por ata duhet të jenë me integritet dhe të respektuar. Kjo është veçanërisht e rëndësishme sepse ne po jetojmë në një botë të urgjencave imediate, në një botë e komunikimit instant nëpërmjet rrjeteve sociale si Facebook apo Twitter që na shtynë të koncentrohemi dhe të vendosim menjëherë.
Pra gjithmonë do të lind pyetja: A ka nevojë Shqipëria për këto elita?
Ata nuk janë bindës. Përfaqësuesit e kësaj elite do të duhet të shpikin mënyra të reja për tu marrë në konsideratë dhe të dëgjohen nga elektorati.
Roli i kësaj elite është: mbi të gjitha të japë argumente dhe fakte opinionit publik, të informojnë votuesit. Por si do të bëhet kjo? Kur fjala jote është fjala e një elite të zhvlerësuar?
Kjo do të jetë sfida e madhe në zgjedhjet e tanishme dhe në vitet e ardhshme që do të trokasin demokracinë tone të brishtë: Të bëjmë përsëri të besueshme elitën tonë.
Të mos përdorim dhe shfrytëzojmë emocionin në fjalimet tona, por ti bëjmë thirrje inteligjencës
Ne sigurisht që kemi nevojë për një elitë që na ndriçon, por me kusht që ajo të jetë realisht e pavarur nga lobet, që ajo të mos përsërisë si budallaqe argumentet e të fuqishmeve ose të atyre që na qeverisin ose që i paguajnë, dhe të shprehet me fjalë të qarta dhe thjeshtë.