Albspirit

Media/News/Publishing

U tall me ritet ortodokse, prifti katolik ka një mesazh për futbollistin e kombëtares shqiptare

Prifti katolik i Dioqezës së Rrëshenit, Dom Agustin Bardhi i ka dhënë një mesazh Andi Lilës për videon e paprecedentë të Hoxhë Ahmed Kalasë dhe Andi Lilës ku përqesheshin ritet ortodokse. Prifti katolik i Dioqezës së Rrëshenit, Dom Agustin Bardhi, ka kritikuar talljen që sipas tij futbollisti i kombëtares shqiptare ka bërë ndaj riteve të fesës orthodokse. Dom Agustin Bardhi e ka këshilluar futbollistin Lila që në vend që të tallej duhet të respektonte ritet fetare të besimit ortodhoks. Ndërkohë ka deklaruar se ai është me çunat e kombëtares dhe i uron atyre tore.

“Nuk e prisja nje gje te tille nga Andi Lila! Me vjen shume keq per talljen e bashkevellezerve te krishter ortodoks. Gjithsesi ska gje, do te kete gjithmone njerez qe do te na tallin e do te na levdojne. Po nuk ke pse çuditesh more Andi me bekimin me uje, eshte nje rit krejt normal per “boten e Krishtere” e as me puthjen e unazes Ipeshkvore. Kishte mjaftuar t’i refuzoje nese nuk te pelqenin, edhe mund t’i kishe respektuar pa patur nevoje per tallje…

Gjithsesi une jam me ju, e shpresoj fort qe te toni e ta nderoni ate Flamur te Gjergj Kastriotit qe une e dua shume, qe nuk e pati kurr problem bekimin me uje… Me vjen keq per ate femije qe eshte me ju, qe do rritet me kete “humor burgu” ai meriton patjeter me shume e me mire se kaq. Nejse, gjithmone fajet i ka regjia ne keto raste! Forca djema, na nderoni me tore”, ka qënë reagimi i plotë i Dom Agustin Bardhit.

Please follow and like us: