Fadil Berisha, kujton fotosesionin me Kendall Jenner
Kendall Jenner, tashmë një ndër modelet më të njohura në botë, në fillimet e karrierës së saj ka pozuar për fotografin shqiptarë, Fadil Berishën, shkruan KultPlus.
Fotografi i njohur shqiptar në SHBA, Fadil Berisha përmes një fotografie të postuar në Instagram ka kujtuar kohën kur ai ka realizuar një set fotografish për bukuroshen dhe tanimë modelen shumë të njohur, Kendall Jenner.
Fotografia është bërë për ditën kombëtare të “qenushëve” dhe është në kuadër të një fushate të Fadilit me Sherri Hill për vetëdijesimin e njerëzve për mbajtjen e qenëve.
Karrierën e saj si modele, Kendall Jenner e ka filluar në studion e fotografit të njohur shqiptar, Fadil Berisha.
Mbetet të shihet nëse Fadil Berisha do arrijë të realizojë edhe ndonjë fotosesion të radhës me modelen tashmë tejet të njohur. /KultPlus.com