Albspirit

Media/News/Publishing

Gianluigi Buffon, portieri i rekordeve

Në fushën e futbollit ka shumë “talente”, megjithatë janë shumë pak portierët që mund të cilësohen si të tillë. Por, pa më të voglin dyshim, mbrojtësi i portës së “zonjës së vjetër”, ekipit të “Juventusit”, dhe i kombëtares italiane, Gianluigi Buffon, është një prej tyre.Gianluigi “Gigi” Buffon ka lindur më 28 janar 1978 në një familje sportive në qytetin Karrara të Toskanës në Italinë Veriqendrore. Nëna e tij, Maria Stella, ka qenë kampione e Italisë në hedhjen e gjyles dhe të diskut; i ati, Adriano, ka qenë gjithashtu pjesëtar i ekipit kombëtar italian të hedhjes së gjyles, kurse dy motrat e tij kanë qenë volejbolliste. Prandaj, qysh në vogëli, Gianluigi u ndikua nga anëtarët e familjes së tij, duke pasur një trup të shëndetshëm dhe duke u bërë një talent sportiv.

Në moshën 10-vjeçare, Gianluigi Buffon fillon stërvitjen në futboll, por si mesfushor. Në moshën 13-vjeçare, ai kaloi me të rinjtë e “Parmës”. Më vonë, i ati i sugjeroi që të stërvitej për mbrojtjen e portës dhe, që nga ajo kohë, nga mesfushor Gianluigi Buffon kaloi në pozicionin e portierit. Në këtë kohë gjatësia e tij arriti deri në 1.85 metra.

Pas një dëmtimi të portierit të parë Luca Bucci, trajneri i “Parmës” Nevio Scala, i befasuar nga cilësitë e 17-vjeçarit, ia besoi Buffon-it mbrojtjen e portës në një ndeshje aq të rëndësishme si ajo me ekipin e “Milanit”. Dhe kështu 19 nëntori 1995 do të shënonte debutimin e Gigi Buffon-it si portier. Ai e ruajti portën të paprekur në një barazim pa gola me kuqezinjtë, duke u shpallur lojtari më i mirë i takimit.

Në vitin 2001, për 75 miliardë lireta, Buffon kaloi nga “Parma” te “Juventusi”, duke zëvendësuar Van Der Sarin. Në vitin 2006, falë edhe paraqitjes së tij të shkëlqyer, ekipi kombëtar i futbollit i Italisë fitoi Kupës e Botës.

Në vitin 2016, Buffon fitoi “Topin e artë”, duke u bërë portieri i parë, si edhe futbollisti i katërt italian, që e fiton këtë trofe. Në vitet 2013 dhe 2016, ai fitoi “Topin e Kaltër”, trofeu për futbollistin më të mirë italian.

Gianluigi Buffon-i është një nga portierët më të daluar në botë gjatë 15 vjetëve të fundit dhe portieri më i dalluar italian.

Ndër statistikat e publikuara vitet e fundit, Gianluigi Buffoni shpesh ka zënë vendin e parë. Kështu, ai është futbollisti që ka luajtur më shumë ndeshje me kombëtaren italiane (167), portieri që ka luajtur më shumë ndeshje në historinë e “Serisë A” (614), futbollisti që ka luajtur më shumë ndeshje për “Juventusin” në Kupën e Kampioneve (101) dhe që ka luajtur më shumë minuta gjithsej me këtë ekip në gjithë historinë e tij, portieri me më ndeshje pa pësuar gol (10) etj. Gianluigi Buffoni është cilësuar edhe si “Maradona i portierëve”. (Du)

Please follow and like us: