Albspirit

Media/News/Publishing

Juncker: Nëse shpërbëhet BE, do të ketë luftë në Ballkan

Jean­Claude Juncker, presidenti i Komisionit Evropian, ka lëshuar një paralajmërim ndaj vendeve që janë inkurajuar nga Britania dhe duan të kopjojnë Brexit, duke argumentuar se një shkatërrim i BE­së mund të shkaktojë luftë në Ballkanin perëndimor. Në një intervistë me Financial Times, zoti Juncker tha se entuziazmi i presidentit të SHBA­së për largimin e Britanisë nga BE­ja ishte “i bezdisshëm” dhe “e habitshme”.

Sipas tij kjo tregon se manjati i pasurive të patundshme nuk ka qenë në dijeni të historisë së komplikuar të Evropës.

Veterani 62­vjeçar i politikës europiane, i ka dhënë paralajmërimin zëvendës­presidentit amerikan Mike Pence, kur ai vizitoi Brukselin muajin e kaluar.

“I thashë zëvendës­presidentit, “Mos e thuaj atë, mos i ftoni të tjerët të largohen, sepse në qoftë se Bashkimi Europian bie, ju do të keni një luftë të re në Ballkanin perëndimor “, zbuloi Juncker. Z. Juncker tha se ishte e rëndësishme t’i ofrohej vendeve të rajonit një perspektivë e anëtarësimit në BE:

“Nëse i braktisim ato vende,­ Bosnjë Hercegovinë, Serbine, Maqedoninë, Shqipërinë, të gjitha ato vende – ne do të kemi luftë përsëri”, tha Juncker se i ka deklaruar Pence.

Juncker foli për tensionet në marrëdhëniet transatlantike dhe ndikimin negativ të Brexit. Ai e përshkroi atë si një “tragjedi” me pasoja.

Please follow and like us: