KLD rrëzon kërkesën e ish-ministrit për procedimin e 3 gjyqtarëve
Kërkoi procedimin e tre gjyqtarëve nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë në kohën kur ishte Ministër, rrëzohet me shumica votash kërkesa e ish Ministrit Ylli Manjani.
Në mbledhjen e kësaj të Premte KLD e cila ka funksion deri në ngritjen e Këshillit të Lartë Gjyqësorë bënë me dije se janë rrëzuar këresat e Manjanit për procedimin e kreytare së gjykatës së Durrësit Joana Qeleshi, gjyqtarit penal në tiranë Lazër Sallaku dhe gjyqtarit Arqile Basho.
Po për çfarë u kërkua procedimi ndaj gjyqtarëve?
Më 22 shtator 2016 ish Ministri Manjani kërkoi hapjen e inspektimit dhe shkarkimn e gjyqtares Qeleshi në lidhje me procedurat gjyqësore të ndjekura nga drejtësia për pronësin e një trualli në gjirin e Lalzit ku u përfshi dhe biznesmeni Fadi Mitri.
Mitri u dhunua nga disa persona dhe më pas u largua nga Shqipëria, ndërsa sipas manjanit drejtësia ishte një ndër shkaktarët e dhunës ndaj Mitrit dhe konfliktit të pazgjidhur me pronën në bregdet.