Komisioneri Timmermans: Kufijtë në Ballkan nuk duhet të ekzistojnë
Kufijtë në Ballkan nuk duhet të ekzistojnë në mënyrë që të shmangen konfliktet e mëtejshme. Frans Timmermans, zv.presidenti i Parë i Komisionit Europian dhe Komisioner Europian për Përmirësimin e Rregulloreve, Marrëdhëniet Ndërinstitucionale, Sundimin e Ligjit dhe Kartën e të Drejtave Themelore, deklaroi gjatë një konference për shtyp në Bruksel se kufijtë janë problem i rajonit tonë.
“Ata mund të jenë esencialë, të rëndësishëm, relativisht të rëndësishëm, të parëndësishëm, por sot ata janë ekzistentë. Nëse ata mbeten të tillë, duke patur parasysh përbërjen e zonës në termat e demografisë dhe të etnicitetit – kjo është receta e shkatërrimit në një të ardhme aftagjatë”, tha ai.
Sipas tij modeli i BE-së, ku kufijtë janë esencialë por jo ekzistentë, duke hequr konvencionet që transformohen në pretekste konflikti. Shembulli i Francës dhe Gjermanisë apo vendeve të tjera të BE-së pas rënies së Murit të Berlinit është një shembull sipas Timmermans. Sa për integrimin e Ballkanit në BE, ai ka nënvizuar se kjo nuk do të ndodhë në mandatin e Juncker, që ka qenë i qartë në këtë drejtim, por “ai do të ndodhë dikur në të ardhmen”.
https://europeanwesternbalkans.com/2017/03/23/frans-timmermans-borders-i…