Libri që zbulon detaje të pathëna rreth marrëdhënies së Princeshës Diana dhe Princit Charles
Kemi të reja nga Pallati Mbretëror i Anglisë. Jo të tanishme, por të shumë viteve më parë…rreth marrëdhënies së Princeshë Dianës dhe Princit Charles. Një biografi tjetër ka zbuluar shumë. Në librin e ri të Sally Bedell Smith “Prince Charles: The Passions and Paradoxes of an Improbable Life”, Princeshë Diana përshkruhet si një person i ftohtë.
Që prej fillimit marrëdhënia e tyre dukej që nuk do të shkonte mirë. Princi Charles ishte i dashuruar me Camila-n dhe i ati e detyronte të martohej me Dianën, sepse rreth tyre po qarkullonin shumë thashetheme në media. Camila nuk ishte e virgjër, ndërsa Diana plotësonte të gjitha kriteret për të qenë princesha e ardhshme e Anglisë.
Në libër shkruhet se Princeshë Diana tallej me princin sa herë që ata debatonin në Kensington Palace, duke i thënë, sipas Smith, që nuk do të bëhej asnjëherë Mbret. Ndërsa zakonisht, kur uleshin të bënin lutjen para se të flinin e godiste në kokë dhe e ngacmonte vazhdimisht. Të jenë të vërteta këto detaje?