Lufta anti-Soros e republikanëve dhe politikanëve pro-rusë në Ballkan
Një grup i përbërë nga republikanë të Kongresit po bashkohet me politikanë të mbështetur nga Rusia në Evropën Lindore, me qëllim të përbashkët ndalimin e një armiku të përbashkët: financierin miliarder, George Soros.
Të udhëhequr nga Rep. Chris Smith nga Nju Xhersei dhe senatori Mike Lee nga Utah, ligjvënësit konservatorë kanë hartuar disa dokumente ku akuzojnë Soros për përdorim të financimeve të tij filantropike për të injektuar qasjet e tij liberale në politikën europiane. Si Lee, ashtu dhe senatorë të tjerë, theksuan në një letër të datës 14 mars ndaj sekretarit të Shtetit Rex Tillerson, që Fondacionet për një Shoqëri të Hapur të Soros, po përpiqen “të nxisin një axhendë progresive dhe të forcojnë të majtën politike”.
Kjo është një akuzë që është duke u nxitur dhe përkrahur nga Moska.
Soros, i cili i mbijetoi pushtimit nazist në shtetin e tij të lindjes Hungarisë, iku pas Luftës së Dytë Botërore, kur Hungaria ishte nën kontrollin sovjetik, dhe ka qenë prej kohësh një “mace e zezë” e Kremlinit, i cili Iisheh financimet e tij për grupet e shoqërisë civile në ish-shtetet satelite sovjetike, si pjesë e një komploti për të instaluar qeveri pro-perëndimore.
Për vite të tëra, këto ankesa kishin rënë në përgjithësi në vesh të shurdhër në Uashington.
Ndërsa Republikanët e kanë konsideruar prej kohësh Soros si një armik vdekjeprurës kur bëhej fjalë për politikën e brendshme (ku ai ka shpenzuar dhjetëra miliona dollarë për mbështetjen e kandidatëve demokratë dhe qasjeve liberale), politikat e tyre ishin më shumë në një linjë në skenën ndërkombëtare. Përpjekjet e Soros-it për të rritur demokracinë dhe çrrënjosur korrupsionin në vendet e ish-bllokut lindor, përputheshin me objektivat tradicionale të politikës së jashtme të republikanëve.
Por gjërat mund të kenë filluar të ndryshojnë pas fitores mahnitëse të Donald Trump në një fushatë presidenciale gjatë të cilës ai u fokusua në tematika nacionaliste. Politikanët me zona nacionaliste në disa shtete të ish-bllokut Lindor janë bërë gjithnjë e më agresive në kërkimin e tyre për mbështetje ndërkombëtare në kryqëzatën e tyre kundër Soros, dhe ata duket se i kanë gjetur të paktën disa nga ato në Kongres.
Fokusi i veçantë i letrave nga Lee, Smith dhe grupi i tyre, po përfshin Fondacionet e Soros-it në Maqedoni, një ish-republikë socialiste në grahmat e një krize politike dy-vjeçare, dhe në një masë më të vogël në fqinjin e saj në perëndim, Shqipërinë. Në këtë vend ish- komunist, i cili ka luftuar me akuzat për korrupsion, në një letër theksohet shqetësimi se “organizatat e mbështetur nga Soros” po shtyjnë reformat “që kanë për qëllim final dhënien te kryeministri dhe qeverisë së tij të majtë, kontrollin e plotë mbi pushtetin gjyqësor”.
Letrat, të cilat pyesnin Departamentin e Shtetit dhe Zyrën Qeveritare për Llogaridhënie në lidhje me financimin e jashtëm të SHBA-ve për grupet e Soros-it në Ballkan, kanë ardhur si pasojë e lobimit nga partia e krahut të djathtë, të lidhur me pushtetin në Maqedoni, VMRO-DPMNE.
Chris Stone, kryetar i Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur, sugjeroi se regjimet autokratike shohin tek Trump si një mjet të artë për t’i rezistuar reformave, dhe të bllokojnë ata që i propozojnë ata.
“Autoritarët, të pasqyruar sot si ‘jo-liberalë’ kanë kundërshtuar prej kohësh George Soros dhe vizionin e tij për një shoqëri të hapur, por ata janë trimëruar tashmë nga fitorja e Trump për të shkuar edhe më tej”, tha Stone për Politico.
Deri më tani, lobimi republikan kundër përpjekjeve të Soros-it në Maqedoni nuk ka rezultuar në shumë rezultate. Por, përfshirja e disa republikanëve të profilit të lartë, përfshirë senatorin e Teksas-it Ted Cruz, po ngrejnw shqetësime në komunitetin e politikës së jashtme të SHBA-ve, të cilët e shohin ndikimin ogurzez të Moskës, duke krijuar shtigjet e saj në Kapitol Hill.
Rusia është duke u përpjekur për të shfrytëzuar krizën në Maqedoni, për të mbjellë mosbesim kundër SHBA-ve dhe për të tërhequr partinë e krahut të djathtë në orbitën e saj, thonë analistët rajonalë. Dhe shqetësimi i ligjvënësve republikane- që SHBA, sipas fjalëve të letrës së Lee drejt Tillerson, wshtw “duke nxitur trazira politike, mos-respektuar sovranitetin kombëtar dhe shoqërinë civile” – duke i dorëzuar Moskës një burim shumë të madh propagandistik, siç ata paralajmërojnë.
Faqet e internetit në gjuhën angleze të Rusisë të kontrolluara nga shteti, nxituan të promovonin letrat e Lee-së dhe Smith, duke i mbajtur ato si provë se SHBA është fajtore pikërisht për atë që akuzonte Rusinë që kishte bërë në vitin 2016 ” ndërhyrje në politikën e një shteti tjetër.
“Senatorët kërkojnë nga Tillerson për të ndaluar SHBA ‘nw nxitjen e paqëndrueshmërisë” në vende të tjera “, trumbetonte RT.
Gazeta Sputnik raportonte mbi letrën e Lee-së me titullin “Kartat e Kthyera: A ndërhyn Obama dhe Soros në Zgjedhjet e Huaja?”
Këto pretendime janë bërë jehonë në mediat e krahut të djathtë të SHBA-së, nga faqja e internetit konspirative të Infowars, deri tek Fox News.
“Është sikur vjen direkt nga një vepër ruse” ideja që disa OJQ amerikane nxisin demonstratat është si kur të përshkruash me fuqi mistike CIA-n, që sigurisht nuk ekzistojnë”, tha një analist politik me njohuri të Ballkanit.
Rusët kanë përdorur të gjitha taktikat në dispozicionin e tyre, dhe kjo është një mënyrë shumë e lirë për ta ‘ndezur tenxheren’.
Politikanët maqedonas dhe një grup aleat i njohur si “Ndal Operacioneve Soros” mohojnë ndonjë rol të drejtpërdrejtë rus në përpjekjet e tyre. Por, ata pranojnë se Moska ka treguar një interes. Një nga themeluesit e Ndal Operacioneve Soros, Cvetin Chilimanov, vuri në dukje ekzistencën e një ushtrie virtuale për postime në lidhje me demonstrata masive kundër Soros, që nuk ka ndodhur në të vërtetë kurrë.
“Unë nuk jam naiv”, tha Chilimanov, i cili dha disa intervista me RT dhe Sputnik. “Unë e kuptoj se ata do të ishin të lumtur për ta përdorur këtë”.
Maqedonia, një ish-republikë e vogël dhe etnikisht e ndarë socialiste, që u shkëput nga Jugosllavia në vitin 1991, u bë një front i ri në lojërat e pushtetit gjeostrategjik në Kongres, kur një anëtar i parlamentit nga partia në pushtet VMRO-DPMNE me emrin Vladimir Gjorçev, solli çështjen Soros në vëmendjen e Smith, sipas Aleksandar Nikolloski, një zëdhënës i partisë. Gjorçev dhe Smith njohin njëri-tjetrin nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, një forum rajonal për siguri, dhe të lidhur me angazhime të përbashkëta me vlerat tradicionale, të tilla si kundërshtim ndaj martesave të homoseksualëve dhe abortit. Gjorçev në mënyrë rutinore takohet me Smith, kur ai viziton Uashingtonin, si për shembull tre herë në vitin 2017.
Smith ka qenë një kritik i hapur i përpjekjeve ndërkombëtare të administratës së Obamës për zhvillim, të cilin ai e ka akuzuar se kërkon që të përhapë ideologjinë liberale. Rasti i Gjorçev kundër Soros-it gjithashtu rezonon me idenë negative që republikanët kanë për Sorosin, të cilin akuzojnë pa prova, si mbështetës të protestave anti-Trump.
“E gjithë ‘George Soros është rrënja e të gjitha të këqijave’ kjo histori ka nxitur interes të madh për disa njerëz”, tha një ish-ndihmës i Senatit republikan.
Smith dhe pesë republikanë të tjerë për herë të parë i dërguan një letër më 17 janar ambasadorit të SHBA-ve në Maqedoni, Jess Baily, duke e akuzuar atë për favorizim të partisë së krahut të majtë. Të pakënaqur me përgjigjen e Departamentit të Shtetit të datës 6 shkurt, ligjvënësit pyetën Zyrën e Shtetit për Llogaridhënie më 24 shkurt për të hetuar financimin e USAID-it për Fondacionet e Shoqërisë së Hapur të Soros-it. Ligjvënësit thonë se USAID është duke financuar një “agjendë progresive” në Ballkan nëpërmjet Fondacioneve Soros dhe akuzojnë ambasadorin për “ndërhyrje aktive në politikën partiake të Maqedonisë, duke favorizuar grupet politike majtiste mbi të tjerët”.
Këto ankesa duket se erdhën s pasojë e një dokumenti të përgatitur nga “Ndal Operacionet Soros” që iu shpërnda anëtarëve të Kongresit në janar, duke përfshirë senatorin Lee. Dosja me 38-faqe përmban një numër me pretendime të pabesueshme, duke përfshirë që USAID dhe Soros janë duke synuar “kontroll të plotë mbi mediat me qëllimin final të krijimit të kontrollit të plotë mbi vendin për përfitimit personal të Soros dhe zbatimin e politikave radikale”.
Zyra e Smith nuk iu përgjigj kërkesave për komente, por ai u zgjerua me shqetësimet e tij gjatë një intervistë të kohëve të fundit në radio me Tony Perkins nga Këshilli i Kërkimit Familjar, një grup lotues konservator i krishterë. “Ne nuk supozohemi të mbaj ndonjë anë”, ka thënë Smith. “Duhet të ketë një rishikim nga lart poshtë në Departamentin e Shtetit për të siguruar që ky lloj militantizmi partiak agresiv nuk duhet të ndodhë”.
Departamenti i Shtetit mohon çdo favorizim të tillë. Baily, një diplomat karriere, tha se roli i tij në vend, i cili ka përfshirë ndihmën për të ndërmjetësuar krizën politike të Maqedonisë, nuk ishte as i pazakontë, as i njëanshëm.
“Ne ishim të ftuar dhe mirëpritur nga palët për të [ndërmjetësuar],” tha Baily në një intervistë me Politico. “Krizat politike janë zgjidhur zakonisht me një përfshirje mjaft të rëndësishme nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara”.
Sipas Departamentit të Shtetit, USAID ka dhënë vetëm tre grante te Fondacionet Shoqëria e Hapur-Maqedoni gjatë 15 viteve të fundit, kryesisht për iniciativat e edukimit që përfshijnë popullsinë etnike rome të vendit. “Financimi për Fondacionin Shoqëria e Hapur-Maqedoni për Projektin e Shoqërisë Civile përbën vetëm 8% të asistencës tonë të përgjithshëm gjatë pesë viteve të fundit”, tha drejtori i Misionit të USAID-it për Maqedoninë Jim Stein. “Ka shumë ekzagjerime dhe shtrembërime në atë dokument”
Një letër i datës 9 shkurt nga Departamenti i Shtetit për Lee, kundërshtonte përsëri akuzat në hollësi, duke mbrojtur përpjekjet për ndërmjetësim të SHBA-BE dhe duke vënë në dukje shqetësimet në rritje rreth klimës politike të përkeqësuar në Maqedoni.
Nga ana e saj, Fondacionet për Shoqëri të Hapur thonë se kanë punuar me organizata të pavarura që mbështesin “qeverisjen e mirë, të drejtat e njeriut dhe llogaridhënien” në Maqedoni që nga fillimi i viteve 1990, dhe kanë lidhur partneritete me qeverinë e SHBA-ve për të administruar grante për grupe të tilla nën presidentë nga të dyja palët.
Mosmarrëveshja vjen në mes të një krize politike të thelluar në Maqedoni, pas lirimit të bisedave të përgjuara që treguan zyrtarë qeveritarë që abuzonin me pushtetin e tyre, ndërsa prova të tjera tregonin përgjimin e paligjshëm të gazetarëve dhe kundërshtarëve politikë të qeverisë. Lideri i VMRO-DPMNE, Nikola Gruevski, dha dorëheqjen si kryeministër janarin e kaluar pas presionit nga SHBA-ve dhe Bashkimit Evropian, por partia e tij mbetet fraksioni më i madh në parlament. Në dhjetor, Gruevski fajësoi Soros për trazirat e vazhdueshme dhe bëri thirrje për një proces të “de-Sorosizimit”.
Zyrtarisht, VMRO-DPMNE është pro-perëndimore, por Gruevski ka mirëpritur mbështetjen ruse në përgjigje të asaj që ai e percepton si mbështetje e Ambasadës të SHBA-ve të opozitës së krahut të majtë. Më 1 shkurt, ai u takua me ambasadorin rus në Maqedoni, i cili përmendi tërthorazi forca pa emër që po “përhapin destabilitet dhe pasiguri në vend” – duke aluduar një referencë për Soros. Ministria e Jashtme ruse lëshoi një deklaratë një ditë më vonë për paralajmërim në lidhje me “ndikimin e vazhdueshëm të huaj në Maqedoni nën parulla pseudo-demokratike”, dhe shprehu mbështetje për VMRO-DPMNE-në. Rusia kohët e fundit ka shtuar personelin e ambasadës së saj në Maqedoni.
“Strategjia e Gruevskit është që të sjellë Rusinë rreth anës së tij, duke parafytyruar se amerikanët do të jetë në anën e socialdemokratëve”, ka thënë Daniel Serwer, ekspert rajonal nga shkolla Johns Hopkins e Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare. “Ai thotë Ne nuk jemi pro-rusë, por ajo që ai e bën është kërkim për mbështetje kudo që ai mund ta marrë atë”.
“Kjo është një lloj tregues më i gjerë të një sulmi ndaj think tank-ëve, OJF-ve dhe shoqërisë civile në Maqedoni”, tha Sarah Bedenbaugh, drejtore e asociuar e Bashkimit Evropian dhe Iniciativave të Posaçme në Këshillin e Atlantikut.
Duke marrë sugjerim e tyre nga Gruevski, Chilimanov dhe dy personalitete të tjera të mediave të krahut të djathtë, formuan “Ndal Operacioneve Soros” në janar, duke marrë mbulim të gjerë në mediat ruse. Chilimanov ishte një anëtar i VMRO-DPMNE-së deri në vitin 1999, kur ai u bë një gazetar. Në një kohë ai ishte një korrespondent me bazë në Uashington, por tani ai është një editor në gjuhën angleze të lajmeve në Agjencinë e Informacionit, të kontrolluar nga shteti maqedonas.
Chilimanov tha se grupi, të cilën ai e përshkroi si një operacion me mjete të vogla dhe pa shpenzime të mëdha e pa financim nga jashtë, nuk ka përkatësi apo koordinim me VMRO-DPMNE. “Unë kam qenë duke theksuar lidhur me këtë për një kohë të gjatë, por unë mendoj tani se momenti është gjithashtu i mirë edhe në SHBA, për njerëzit që të përfshihen”, tha ai.
Rreth të njëjtës kohë që Chilimanov dërgoi dosjen e tij, ministri i Mbrojtjes i Maqedonisë, Zoran Jolevski, vizitoi Uashingtonin për inaugurimin e Trump dhe u takua me senatorët, duke përfshirë Lee, Cruz dhe Jim Inhofe e Oklahoma, të cilët gjithashtu nënshkruan letrën e Lee ndaj Tillerson (Chilimanov u takua edhe me John McCain, i cili nuk e ka nënshkruar letrën).
Një zëdhënës i Lee tha se senatori i dërgoi një letër në mes të janarit për Baily dhe letrën e marsit drejt Tillerson bazuar në “informime personale nga udhëheqësit e Maqedonisë” dhe informatave të pranuara nga “Ndal Operacioneve të Soros. Ai nuk pranoi të thotë se kush e shkroi letrën. Zyrat e senatorëve të tjerë i referuan pyetje Lee-së.
Përveç letrave të kongresit, në shkurt, grupi aktivist konservator Judicial Watch kërkoi të dhënat në bazë të Aktit të Lirisë së Informacionit, rreth fondeve të SHBA-ve për aktivitete të Soros në Maqedoni, duke cituar “burime të nivelit të lartë në Maqedoni dhe SHBA. “Presidenti i organizatës, Tom Fitton, nuk pranoi të thoshte kush solli çështjen në vëmendjen e tij.
Nikoloski, zëdhënësi i VMRO-DPMNE, mohoi të gjitha përpjekjet e jashtme për të shfrytëzuar krizën politike të Maqedonisë. “Ne kemi një problem me një fondacion dhe një person, dhe nuk është mirë që po abuzohet në një lojë strategjike që Rusia është duke luajtur, ose që dikush tjetër është duke luajtur”, tha ai.
Por lëvizja anti-Soros tashmë shtrihet përtej Maqedonisë. Në një fjalim televiziv kombëtar në shkurt, Viktor Orban, udhëheqësi pro-rus i ekstremit të djathtë të Hungarisë, fajësoi Soros për gjoja ndërhyrje në politikën e brendshme të vendit të tij. “Grabitqarët e mëdhenj po notojnë në ujërat tona. Kjo është perandoria trans-kufitare e George Soros, me disa ton me para dhe artileri të rëndë ndërkombëtar”, tha Orban.” Kjo shkakton probleme … që ata janë duke u përpjekur në mënyrë të fshehtë dhe me financime të huaja për të influencuar politikën hungareze”.
Dhe fundjavën e kaluar, udhëheqësit e ekstremit të djathtë u mblodhën në Budapest për të nisur seksionin e tyre për “Ndal Operacioneve të Soros”.
Ngjarja u paraqit nga Nick Griffin, ish-lider i Partisë Kombëtare Britanike, i cili ka thënë se tani është “radha e Rusisë” për të udhëhequr botën; grupi fetar i djathtë Knights Templar International; Gazetari maqedonas Ljupço Zlatev; dhe disa politikanë hungarezë nga e djathta ekstreme, e cila ka anuar drejt Rusisë.
Njëri prej tyre, Imre Téglásy, kreu i pro-jetës Aleancës Alfa, në fjalën e tij vuri në dukje praninë e një ekipi kameramanësh rusë dhe vlerësoi regjimin e Vladimir Putinit.
“Unë do të doja të shpreh respektin tim shokë të dashur të Rusisë”, tha ai. “Rroftë Rusia, e cila është kthyer në rrënjët e saj kombëtare dhe tradicionale. Rroftë SHBA-të, e cila nën udhëheqjen e presidentit Trump mund të kthehet në versionin origjinal të tij, respektimin e vlerave amerikane”.