Myslimanja e parë pilote ushtarake në Amerikë
Alvarez tha se është e bija e një emigranti nga Egjipti, ndërkohë që në akademinë ushtarake ka qenë njëra nga kadetet më të mira
Pilotja ushtarake Maybeline Thoraya Boraei Alvarez, është femra e parë muslimane në forcat ajrore të një shteti latino-amerikan, ndërsa këtu nuk përfundon ëndrra e saj, meqë synon postin e ministres së Mbrojtjes së Ekuadorit.
Duke folur për gazetarin e Anadolu Agency (AA) , Alvarez tha se është e bija e një emigranti nga Egjipti, ndërkohë që në akademinë ushtarake ka qenë njëra nga kadetet më të mira.
Ajo u shpreh e kënaqur nga trajtimi që i bëhet në ushtrinë e Ekuadorit.
Pilotja ushtarake Maybeline Thoraya Boraei Alvarez
“Të gjithë miqtë e mi e dinë se jam një muslimane dhe respektojnë përcaktimin tim. Madje disa nga kolegët dhe miqtë pasi më kanë njoftuar kanë filluar të interesohen për islamin, të mësojnë për te”, tha 25 vjeçarja Alvarez.
Në forcat ajrore ishte pranuar në vitin 2008.