Albspirit

Media/News/Publishing

Rama reagon për bojkotin e PD në zgjedhjet e Kavajës

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj deklaratës së Edi Palokës se PD-ja nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e 7 Majit në Kavajë.

“PD nuk hyn ne zgjedhje në Kavajë?Keqardhje për PD po kriza e saj s’është e s’do bëhet kriza e vendit! Zgjedhjet do bëhen Drejtësia do bëhet”, shkruan Rama në facebook.

Më herët kreu i grupit të PD u shpreh “zgjedhje me Edi Ramën me paratë e pista të drogës nuk do të ketë. Në Kavajë apo në cilëndo zonë tjetër të Shqipërisë. Vendimi i opozitës është i parevokueshëm. Ky është një vendim që e morën qytetarët shqiptarë më 18 shkurt”.

Please follow and like us: