Albspirit

Media/News/Publishing

Senatorja amerikane shpreh nevojën për rritje të prezencës amerikane në Kosovë

Senatorja amerikane Joni Kay Ernst, i është drejtuar Komandantit të Forcave Amerikane në Evropë, Curtis Scaparrotti në lidhje me Kosovën dhe rolin e forcave amerikane për stabilitetin në Ballkan.

I pyetur nga senatorja Ernst nëse NATO do të kishte interes për prani më të madhe amerikane në Kosovë për të parandaluar ndikimin e Rusisë në Ballkan, komandanti Scaparrotti ka thënë se duhet fokus më i madh në Ballkan jo vetëm nga forcat ushtarake.

Scaparrotti ka thënë se nuk është koha për reduktim të forcave amerikane, aq më pak duke pasur Forcën e Sigurisë së Kosovës e cila, sipas tij, është djepi i stabilitetit atje.

 Ai ka theksuar se nevojitet përpjekje më e madhe diplomatike dhe informative nëpërmjet aleancës në Ballkan në mënyrë që të ndërmerren masa të tjera.

Senatorja Ernst, ka shprehur shqetësimet për rritjen e prezencës dhe aktivitetit rus në Ballkan përmes Beogradit, ku ka thënë se edhe tentimi për puç dhe vrasje në Mal të Zi ka qenë i orkestruar nga rusët në Beograd./Express/

Please follow and like us: