SHBA nuk do të marrë pjesë në konferencën për Afganistanin
Shtetet e Bashkuara kanë refuzuar ftesën për të marrë pjesë në konferencën që Rusia planifikon ta mbajmë më 14 prill, për situatën në Afganistan.
Kështu raporton agjencia Associated Press, duke u thirrur në burime anonime brenda Departamentit Amerikan të Shtetit, të cilët thonë se vendimi për mospjesëmarrje është bërë për shkak se Moska nuk është konsultuar me Uashingtonin përpara dërgimit të ftesës për këtë konferencë.
Afganistani, Pakistani, Irani, India dhe disa shtete të tjera të Azisë Qendore janë në mesin e të ftuarve në këtë konferencë.
Talibanët nuk janë ftuar për të marrë pjesë, raporton AP.
Please follow and like us: