Albspirit

Media/News/Publishing

60-vjetori / Çfarë është traktati i Romës?

Filloi sot, nën masa të jashtëzakonshme sigurie, samiti evropian për 60-vjetorin e Traktatit të Romës, që krijoi komunitetin ekonomik evropian.

Në samit pritet të jenë shumë personalitete politike.

Po, çfarë është Traktati i Romës?

Gjashtë vendet anëtare, themeluese të Bashkimit Evropian, Belgjika, Franca, Italia, Luksemburgu, Holanda dhe Gjermania Perëndimore, nënshkruan Traktatin e Romës më 25 mars 1957, duke hedhur rrënjët e krijimit të bllokut të sotëm prej 28 vendesh anëtare.

Traktati që themeloi Komunitetin Ekonomik Evropian (EEC) si edhe një tjetër traktat, ai i krijimit të Komunitetit Evropian të Energjisë Atomike, hynë në fuqi më 1 janar 1958.

Paraardhësi i këtij blloku të ri ishte Komuniteti Evropian i Qymyrit dhe Çelikut (ECSC) i vitit 1951, që bashkoi tregun për dy lëndë të para që ishin baza e industrisë dhe rindërtimit të pas Luftës së Dytë Botërore.

Qëllimi i Traktatit EEC ishte krijimi i një tregu të përbashkët brenda 12 viteve.

Vendet anëtare ranë dakord për reduktimin e pengesave të brendshme doganore dhe promovimin e lëvizjes së lirë të njerëzve, të të mirave materiale, shërbimeve dhe kapitalit.

Ndërkohë, Traktati i Euratom-it formuloi rregullat për përdorimin civil të energjisë bërthamor.

Please follow and like us: