Duarshtrëngimet që ndryshuan historinë
Që nga përshëndetja e përzemërt e Hitlerit me anglezin Chamberlain, deri tek marrëveshja trepalëshe që i dha fund Luftës së Dytë Botërore: çfarë fsheh gjesti i mirëkuptimit, më shumë i përdorur?
Shtrëngimi i duarve në Panama, mes presidentit amerikan, Barack Obama dhe diktatorit kuban, Raul Kastro, vëllai i themeluesit të dinastisë revolucionare Fidel, të sjell në mendje galeri të panumërta përshëndetjesh mes udhëheqësish, armiqsh, miqsh, aleatësh provizorë…
Ka duarshtrëngime që fshehin rivalitete të përjetshme, Bill Gates i Microsoftit dhe Steve Jobs i Apple.
Ose Stalini, presidenti i sapozgjedhur amerikan, Trumani dhe kryeministri anglez, Churchilli, kur firmosin fitoren me një dorështrëngim të trefishtë.
Dorështrëngimi, sipas encikopedive, ka qenë përshëndetja e lashtë, për të treguar se i ke duart bosh, pa armë.