Erdogan: Fatin me BE mund ta përcaktojmë me referendum
Presidenti Rexhep Tajip Erdogan në fjalën që mbajti në një aktivitet në Antalya, në lidhje me BE-në tha se mund të merret si shembull Anglia.
“Për negociatat me BE-në mund të ndjekim rrugën e mbajtjes së një referendumi dhe do të respektojmë vendimin që do të japë populli”,- u shpreh Erdogan, raporton Trt.
Në lidhje me protestën e mbajtur nga organizata terroriste separatiste PKK në Zvicër dhe që kishte në shënjestër personalitetin e tij, Erdoan tha: “Ja shikoni se çfarë ndodhi sot në Parlamentin e Zvicrës, organizatat ekstremiste vendosin portretin tim atje, kini kujdes, kjo ndodh në parlament, dhe në këtë pankartë duket një armë që më drejtohet mua në tëmth. Si mund të ekzistojë një logjikë, një koncept i tillë? Dhe ky vend është Zvicra. Po ka shumë vende të tilla. Tani edhe ne mund të ndjekim rrugën e referendumit të ngjashëm me Brexit për fatin e negociatave (me BE-në). Çfarë vendimi të japë populli ynë, atë vendim do të respektojmë edhe ne”.