Albspirit

Media/News/Publishing

Ermonela Jaho flet për BBC: Publiku e kupton vuajtjen me anë të notave të mia

Momentalisht Ermonela Jaho po performon në Royal Opera në Londër.

Nga një soprano e Teatrit dhe Operës Shqiptare, Ermonela Jaho sot është ndër sopranot më të përfolura në botë dhe e ngjitur në skenat e mëdha të operës.

Prestigjiozja BBC dhe gazetarja shqiptare Albana Kasapi i kanë kushtuar një emision Ermonelës, ku ajo shpalosë momentet e saja kyçe në karrierën që ka ndërtuar sot.

“Qysh e vogël e kam dashur rolin e Violetës në “Traviatta”, dhe kam thënë se nuk do të vdes pa e performuar në skenë këtë rol. Dhe këtë e kam bërë tani më shumë se 240 herë në skenë” tregon Ermonela për BBC, duke rrëfyer se si nga Opera Shqiptare ëndrra e saj është rritur.

Ajo tregon se në kohën e komunizmit i ka munguar liria, sikur qytetarëve tjerë në Shqipëri, ndërsa është dashur ta këndojë operën e famshme në gjuhën shqipe. Shpesh, thotë ajo, ka qenë pengesë fakti që je shqiptare, shkruan KultPlus.

Ermonela ka përmendur rolin në “Suor Angelica”, rol ky që sipas saj e ka nxjerrë atë në skenë dhe e ngritur në majat e operës. Ajo tregon se si brenda në operë roli i saj e kupton se ka vdekur një fëmijë dhe se si ajo e hapë zemrën dhe ia lë atë publikut.

“Mendoj se publiku shpesh e ka kuptuar vuajtjen me anë të zërit tim” tregon Ermonela për këtë intervistë.

Momentalisht ajo po performon në Royal Opera në Londër.

Please follow and like us: