Albspirit

Media/News/Publishing

Fshehtësitë më të mëdha të shoqërive sekrete

Kur i lexon këta rreshta, nuk ke se si të mos ndiesh frikë, ankth, por edhe zemërim

-Nga e tërë kjo, fëmijët e tyre do të lindin të vdekur, e ne do ta fshehim këtë informatë.

-Helmet do të fshihen në gjithçka që i rrethon ata, në atë që pinë, që hanë, që marrin me frymëmarrje dhe që bartin.

-Duhet të jemi gjenialë në dozimin e helmeve, meqë ato mund të shihen për një kohë të gjatë.

-Ne do t’i mësojmë se helmet janë të mira, duke i shoqëruar ato me foto argëtuese dhe me tone muzikore.

-Atyre që do të na marrin si shembull, do t’iu ndihmojmë. Ne do t’i bëjmë ata që t’i shpërndajnë helmet tona.

-Ata do të shohin se produktet tona përdoren në film dhe kjo gjë te ta do të krijojë shprehi, duke mos e ditur efektin e vërtetë të tyre.

-Pas lindjes ne do të injektojmë helm në gjakun e fëmijëve të tyre, duke i bindur ata se kjo është për të mirën e tyre.

-Ne do të fillojmë herët, kur mendjet e tyre janë ende të reja, ne do të kemi cak fëmijët e tyre, me atë që fëmijët duan më së shumti, me ëmbëlsira.

-Kur t’iu prishen dhëmbët, ne do t’ua mbushim ata me metale, të cilat do t’ua mbysin mendjen dhe do t’ua vjedhin të ardhmen.

-Kur të preket aftësia e tyre që të mësojnë, ne do ta shpikim një ilaç i cili do t’i bëjë edhe më të sëmurë dhe do të shkaktojë sëmundje të tjera, për të cilat do të shpikim ilaçe të tjera.

-Me anë të fuqisë tonë do t’i bëjmë më të dobët dhe më poshtërues.

-Ata do të rriten depresivë, të ngadalshëm dhe me mbipeshë dhe, kur ata të vijnë te ne për ndihmë, ne do t’iu japim edhe më shumë helme.

-Vëmendjen e tyre do ta përqendrojmë te paratë dhe te të mirat materiale, ashtu që kurrë të mos lidhen me unin e tyre të brendshëm. Do t’i mashtrojmë me prostitucion, me kënaqësi trupore dhe me lojëra.

-Mendjet e tyre do të na takojnë neve dhe ata do të bëjnë ashtu si t’u themi ne. Nëse refuzojnë, do të gjejmë mënyrë me anë të teknologjisë së përparuar që t’ua ndryshojmë mendimet.

-Ne do të formojmë qeveritë e tyre dhe do të caktojmë kundërshtarët e qeverive. Në fund, ne do të ndërmjetësojmë midis dy palëve.

-Gjithmonë do ta fshehim qëllimin tonë, por do ta realizojmë planin.

-Ata do të punojnë për ne, e ne do të arrijmë sukses falë mundit të tyre.

-Familjet tona kurrë nuk do të përzihen me të tyret. Gjaku ynë duhet të mbetet i pastër.

-Do t’i bëjmë që ta vrasin njëri-tjetrin, atëherë kur të na konvenojë neve.

-Do t’i pengojmë që të bashkohen, me anë të dogmave dhe me fe të rreme.

-Do t’i kontrollojmë të gjitha aspektet e jetës së tyre dhe do t’iu tregojmë se çka dhe si të mendojnë.

* * *

-Nëse ndonjëherë do ta marrin vesh se ata janë të barabartë me ne, atëherë do ta ketë puna jonë. Ata kurrë nuk duhet ta marrin vesh këtë.

-Nëse do ta marrin vesh se, të bashkuar, mund të na mposhtin, atëherë ata do ta bëjnë këtë.

-Ata kurrë nuk duhet ta marrin vesh se çka kemi bërë, meqë nëse ndodhë një gjë e tillë, atëherë nuk do të kemi vend se ku të fshihemi. Askush nuk do të na ofrojë strehim.

-Kjo është Marrëveshja e fshehtë, në bazë të të cilës do të jetojmë ne, meqë ky realitet do të tejkalojë shumë gjenerata.

-Kjo Marrëveshje është vulosur me gjak, me gjakun tonë. Ne, ata të cilët dikur zbritëm nga Parajsa në Tokë.

-Kurrën e kurrës nuk duhet të merret vesh se ekziston kjo Aleancë. Ajo kurrë nuk duhet të shkruhet, apo të flitet për të, meqë nëse ndodhë një gjë e tillë, atëherë do të zemërohet Krijuesi, i cili do të na hedhë në humnerën prej nga kemi dalë, duke na lënë atje për jetë të jetëve.

Please follow and like us: