Albspirit

Media/News/Publishing

Japonia mban në funksion stacionin e trenit vetëm për një pasagjer

Trenat këtu bëjnë vetëm pak ndalesa: kur një studente shkon në shkollë dhe kur ajo kthehet.
 Për vite me radhë vetëm një pasagjere pret rregullisht në stacionin e trenit Kyu-Shirataki në ishullin Hokkaido të Japonisë. Sipas CCTV News, “Japan Railways”, grupi që operon në rrjetin hekurudhor të vendit e ka mbajtur stacionin në funksion për një arsye të mirë. Pavarësisht se kostoja dhe shërbimi i transporteve ra në mënyrë drastike për shkak të vendodhjes së largët të stacionit, prindërit e fëmijëve të zonës i kërkuan kompanisë ta mbanin atë hapur për t’i çuar ata në shkollë. Japan Railways do vazhdojë të operojë deri në Mars, kur mbaron viti fiskal dhe kur adoleshentja diplomohet, raporton Asahi Shimbun. Historia e lidhjes së veçantë të vajzës me stacionin Kyu-Shirataki është një tregues se si hekurudhat në zhdukje të Japonisë do të mbahen mend për shërbimet e tyre edhe në vendet më të izoluara e të largëta në vend.
Please follow and like us: