Albspirit

Media/News/Publishing

Kabllogramet e Tillerson/ Aplikantët për vizë amerikane kontrollohen edhe në rrjetet sociale

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë prioritet parandalimin e hyrjes në SHBA të kontigjentit me potencial të lartë për kryerjen e sulmeve terroriste.

Pas ardhjes së presidentit Donald Trump, rregulla edhe më strikte janë vendosur për kontrollin e emigrantëve.

Pas urdhrave për ndalimin e shtetasve nga disa vende muslimane, të tjera rregulla janë vënë nga administrata Trump.

Agjencia e lajmeve “Reuters” ka zbuluar 4 kabllograme të Sekretarit të Shtetit Tillerson drejtuar përfaqësive diplomatike.

Ai kërkon të kontrollohen me imtësi të dhënat e personave që aplikojnë për viza amerikane. Kontrolli duhet të përfshirë edhe rrjetet sociale. Urdhri zbatohet kryesisht në vende në të cilat ka rrezik potencial dhe vepron ISIS.