Albspirit

Media/News/Publishing

KQZ: Partitë të dorëzojnë raportet financiare vjetore, afat deri në 31 mars

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kërkon që partitë politike të dorëzojnë raportet financiare vjetore pranë KQZ brenda31 marsit.

Zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxhaj, në një dalje të sotme për mediat, deklaroi se në zbatim të ligjit “Për Partitë Politike”, i ndryshuar, si dhe akteve të miratuara nga KQZ, u kujtohet partive politike të regjistruara në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Tiranës, detyrimi për të depozituar raportet financiare vjetore të vitit 2016, jo më vonë se data 31 mars.

Ajo shtoi se sipas ligjit “Për Partitë Politike”, partitë politike, dorëzojnë raportet financiare vjetore një herë në vit pranë KQZ dhe duhet të jenë sipas rregullave për raportimin e financimit, për monitorimin, mbikëqyrjen dhe auditimin financiar të partive politike, si edhe duhet të përmbajnë informacion të hollësishëm për: burimet e financimit në bazë të formatit të standardizuar, të miratuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve; shpenzimet subjektet e lidhura, drejtpërdrejtë ose tërthorazi, me partitë politike apo që kontrollohen prej tyre, të cilat deklarohen nga vetë partia politike.

“Raportet duhet të depozitohen nëpërmjet personave përgjegjës për financat e partive politike, sipas formateve të standardizuara për raportimet financiare vjetore të miratuara me vendim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Theksojmë se, afati për dorëzmin e raporteve financiare nga partitë politike është jo më vonë se data 31.03.2017”, tha në mbyllje zëdhënësja Hoxhaj.

Please follow and like us: