Albspirit

Media/News/Publishing

KUR 19 VJEÇARI AHMET BEJ MATI (ZOGU), NJË NDËR PERSONALITETET MË TË VLERËSUARA NË SHQIPËRINË QËNDRORE DHE ARMIK I BETUAR I ESAT PASHË TOPTANIT, MORI DREJTIMIN E TIRANËS NË EMËR TË PRINC VIDIT – LE TEMPS (1914)

Ahmet Zogu – Burimi : Royal Court Of the Albanians – Oborri Mbretëror i Shqiptarëve

Nga Aurenc Bebja*, Francë.

 

“Le Temps” ka botuar, të enjten e 18 qershorit 1914, në faqen n°6, një shkrim në lidhje me cilësitë (aftësitë) e Ahmet Zogut, kur ai ishte vetëm një 19 vjeçar, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar: 

 

Ahmet beu në Tiranë

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi: gallica.bnf.fr/Bibliothèque nationale de France.

 

Vjenë, 17 qershor.

Sipas një shkrese që na ka ardhur këtu, Ahmet bej Mati,  i cili marshoi me 1.500 ushtarë kundër Tiranës, mori drejtimin e këtij qyteti në emër të princit të Shqipërisë.

Ahmet bej Mati është një ndër personalitetet më të vlerësuara në Shqipërinë qendrore, mysliman dhe armik i betuar i Esat Pashës.

Pasi hyrjes së tij në qytet, shumë prej kryengritësve të çarmatosur e deklaruan veten në favor të princit.

Ahmet bej Mati i kërkoi princit të akordonte një amnisti.

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit: https://www.darsiani.com/la-gazette/kur-19-vjecari-ahmet-bej-mati-zogu-nje-nder-personalitetet-me-te-vleresuara-ne-shqiperine-qendrore-dhe-armik-i-betuar-i-esat-pashe-toptanit-mori-drejtimin-e-tiranes-ne-emer-te-princ-vidit-le-temps-1914/.

 

Please follow and like us: