Albspirit

Media/News/Publishing

Libri egjiptian i ëndrrave

A besoni se ëndrrat mund ta parashohin të ardhmen? Nëse po, atëherë nuk jeni të vetmit. Aftësia parashikuese e ëndrrave, apo oneiomancia, sikur që quhet ndryshe, i ka rrënjët e veta në botën antike. Egjiptianët e lashtë kishin një libër të quajtur “Libri i ëndrrave”, i cili edhe sot e kësaj dite ekziston i ruajtur, në formë të papirusit. Ai është gjetur në fshatin e punëtorëve të Egjiptit të lashtë, Deir el-Medina, në afërsi të Luginës së Mbretërve.

Ky libër daton nga koha e fillimit të sundimit të faraonit Ramesses II (1279-1213 para erës së re). Secila faqe e papirusit fillon men një simbol, i cili mund të përkthehet si “Nëse ndokush e sheh veten në ëndërr”. Në linjat horizontale që pasojnë, ëndrra përshkruhet dhe klasifikohet si “e mirë”, apo “e keqe”, si dhe jepet interpretimi i saj. “Nëse ndokush e sheh veten ëndërr duke shikuar nga dritarja, kjo dmth se ai do ta dëgjojë veten duke bërtitur”. Ëndrrat e këqija janë të shkruara me të kuqe.

Please follow and like us: