Albspirit

Media/News/Publishing

Norvegjia i dhuron një mal Finlandës

Norvegjia do t’i japë Finlandës si dhuratë një mal, për të festuar 100-vjetorin e pavarësisë së saj nga Rusia.

Maja e Haltit shtrihet 20 metra në brendësi të kufirit norvegjez mes dy vendeve skandinave. Por tashmë norvegjezët kanë ndezur debatin për t’ia dhuruar Haltin Finlandës për festimin e Pavarësisë.

Nëse kjo dhuratë jepet, atëherë do të ndryshojnë të dhënat gjeografike të Finlandës, pasi mali 1365 metra i lartë do të bëhet dhe maja më e lartë e këtij shteti. Ndërsa Norvegjisë do ti kushtojë vetëm 0.05 km2 të territorit të saj, sa përmasat e 10 fushave të futbollit.

Aktivistët i kanë dërguar një peticion qeverisë dhe kanë nisur një fushatë në Facebook për të pasur mbështetje.

Në faqen e tyre ata kanë shkruar: “Qëllim i faqes është të shohim se sa norvegjezë janë të interesuar t’i japim Finlandës malin e Haltit, i cili është 20 metra brenda kufirit tonë, si dhuratë për 100-vjetorin në 2017”.

Fushata ka marrë mbështetjen e Norwegian Mapping Authority, ku shefja e saj thotë se është një ide e mirë “Është një dhuratë vërtetë e veçantë për një vend që nuk ka male të larta”, ka thënë Anne Cathrine Frostrup.

Please follow and like us: