Për një ‘like’ në Facebook rrezikon 32 vjet burg
Një tajlandez rrezikon 32 vjet prapa grilave pasi që ai kishte pëlqyer një foto qesharake të Mbretit Bhumibol Adulyadej.
Çdo njeri në Tajlandë i cili akuzohet për ofendim të mbretit, që tani është 88 vjeçar, rrezikon mbi 15 vjet burg.
Koloneli Burin Thongprapai, zyrtar ligjor i ushtrisë ka thënë: “Me 2 dhjetor ai e kishte prekur butonin ‘Like’ në një foto të bërë me Photoshop të mbretit, dhe e kishte shpërndarë atë me 608 shokë”.
Dënime dhe ndjekje të këtilla penale janë bërë më të zakonshme qysh nga viti i kaluar kur ushtria e kishte marrë pushtetin.
Disa avokat tajlandez për të drejtat e njeriut, të cilët janë grup legal për ta ndihmuar z. Thanakorn, kanë thënë se ata nuk ia kanë idenë se ku janë duke e mbajtur atë.