Albspirit

Media/News/Publishing

Plas sherri Balla-Kryemadhi, deputeti i PS: LSI po sulmon edhe vetveten

Deputeti socialist Taulant Balla i është përgjigjur në distancë Monika Kryemadhit e cila një ditë më parë sulmoi qeverinë dhe reformat.

Sipas Ballës, deklaratat e Kryemadhit bien mbi kurrizin e LSI dhe se ajo po i bën opozitë ministrive që partia e saj drejton.

“Në Shushicë Ujësjellësin e drejton LSI. Ministrinë e Bujqësisë dhe Agjencinë e Pagesave e ka po prap LSI-ja” – tha ndër të tjera Balla.

Këto reagime erdhën pasi një ditë më parë Monika Kryemadhi tha se qeveria është marrë me pseudo-reforma ndërsa ka harruar hallet e njerëzve si uji i pijshëm, bujqësia etj.

Debate të ashpra mes Ballës dhe Kryemadhit janë zhvilluar edhe më parë kur deputetja e LSI ka bërë thirrje për kultivimin e shafranit në zonat ku sipas Ballës duhani është monopol dhe prioritet i fermerëve.

Please follow and like us: