Albspirit

Media/News/Publishing

Politikani i pushtetshëm shqiptar që porositi pajisjen e përgjimit

Një shtetas izraelit u kap një ditë më parë në Rinas, në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria, me një pajisje përgjimi. Kjo ka bërë që të ndizet sërish lufta politike për pajisjen përgjuese. Kjo e fundit, e cila u gjet në çantën e izraelitit në aeroport, dyshohet të jetë porositur nga një politika shqiptar.

Sipas burimeve të sigurta nga policia dhe prokuroria, pajisja në fjalë kishte ardhur në Tiranë për t’u provuar nga politikani në fjalë dhe pasi është parë, izraeliti është larguar. Bëhet fjalë për një prej politikanëve më të pushtetshëm në vend dhe i njohur për të gjithë dhe i akuzuar në shumë raste. Sipas burimeve, ndaj tij ndërkombëtarët kanë nisur një hetim për pastrim parash dhe korrupsion dhe dyshohet të jetë vënë nën përgjim.

Për këtë arsye, politikani në fjalë ka kërkuar pajisjen izraelite për të parë nëse ka pasur pajisje përgjimi në ambientet e tij të punës dhe banesës. Izraelitët janë të famshëm për pajisje të tillë. Një pajisje përgjimi u ble nga Shërbimi Informativ i Ushtrisë pak vite më parë në Izrael. Po ashtu një grup biznesmenësh në Shqipëri kanë një pajisje të ngjashme, ndërsa dhe pajisja që përdori policia shqiptare pak kohë më parë ishte pikërisht izraelite.

Por tani që po afron reforma në drejtësi, politika është trembur dhe të gjithë po synojnë të shpëtojnë kokën. Politikani në fjalë është vënë në dijeni se po mbikëqyret nga ndërkombëtarët dhe për këtë arsye ka kontaktuar me izraelitët për pajisjen e sjellë nga 51 vjeçari. Në ditë në vijim, prokuroria pritet që të zbardhë ngjarjen në fjalë dhe për të parë se ku është përdorur pajisja.

Please follow and like us: