Albspirit

Media/News/Publishing

Presidenti i Çekisë: Myslimanët do na privojnë nga femrat e bukura

Presidenti i Çekisë Milos Zeman është gjithmonë kundër rrymës në deklaratat e tij dhe nuk ka dalë nga vetja edhe këtë herë. Ai ka dhënë një intervistë ku thotë se ardhja e myslimanëve në Europë do të na privojë nga femrat e bukura. 71-vjeçari tha se dyndja e myslimanëve dhe zakonet e tyre do të ndryshojnë mënyrën e të jetuarit në Europë. Deklarata e tij erdhi pasi Hungaria vendosi mbylljen e kufinjve për emigrantët.

“Myslimanët godasin me gurë femrat e pandershme, u presin duart hajdutëve dhe u mbulojnë fytyrën femrave. Kjo do të na privojë nga femrat e bukura. Mund të jetë avantazh për pak femra, por për pjesën tjetër do të jetë një humbje e madhe”, tha Zeman. Në muajin gusht ai pati dhënë një tjetër deklaratë kontroverse. “Myslimanët nuk i ftoi askush në Europë, ndaj nëse vijnë duhet të respektojnë rregullat tona”, deklaroi atëherë 71-vjeçari.

Please follow and like us: